Rusi/ Postoi në rrjetet sociale kundër Putin, drejtoresha e teatrit dënohet me 8 vite burg

Rusi/ Postoi në rrjetet sociale kundër Putin, drejtoresha e teatrit dënohet me 8 vite burg

Gjykatë ushtarake në Moskë

Anastasia Berezhinskaya, drejtoreshë teatri, është dënuar të enjten me tetë vjet burgim nga një gjykatë në Moskë, për shkak të shkrimeve dhe komenteve që i kishte bërë në rrjetin social Vkontakte më 2022, ku e kishte dënuar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia dhe kishte bërë thirrje për “vrasjen” dhe “eliminimin” e presidentit Vladimir Putin.

Gjykatësi Andrei Pluzhnikov nga gjykata ushtarake e qarkut në Moskë e shpalli Berezhinskayan fajtore për “arsyetimin e terrorizmit”, për “përhapjen e të dhënave të rrejshme për ushtrinë ruse” si dhe për “përçmimin e Forcave të Armatosura të Rusisë”.

Prokuroria kishte kërkuar 10 vjet burgim për Berezhinskayan.

Berezhinskaya, 43-vjeçare, e cila nuk pranoi të dëshmonte gjatë gjykimit, e pranoi fajësinë pjesërisht.

Në fjalinë e saj përfundimtare para gjykatës, Berezhinskaya tha: “I nderuar, nuk kam asgjë të të them, asgjë për të shtuar. Do ta pranoj secilin vendim tuaj”.

Pasi gjykatësi e mori vendimin, Berezhinskaya u arrestua në vend.

Para dhe gjatë gjykimit, ajo ishte urdhëruar të mos largohej nga Moska.

Berezhinskaya, e cila është nënë e dy fëmijëve të moshës 8 dhe 10-vjeçare, është diagnostikuar me çrregullime të personalitetit, por gjykata tha se ajo nuk ka nevojë të shtohet në spital.

Zyrtarët ruse i kanë përdorur dukshëm akuzat si përçmimi i Forcave të Armatosura të vendit apo përhapja e informatave të rrejshme për ushtrinë, për t’ua mbyllur gojën qytetarëve që e kundërshtojnë agresionin e Moskës në Ukrainë, prej se nisi pushtimi i plotë i shtetit fqinj në shkurt 2022./REL

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'

VIDEO/ Skenë e shëmtuar në Tiranë, boksieri serb del në ring me këngën anti-shqiptare! Koçi e hedh 'K.O.'