Forca të huaja po rekrutojnë dhe stërvisin mercenarë me synim kryerjen e akteve sabotuese në Krime, gadishulli ukrainas i aneksuar nga Rusia, njoftoi sot Vladimir Putin.
"Është e dukshme se ekziston një rrezik ku forca të huaja po destabilizojnë gadishullin në një mënyrë apo në një tjetër", deklaroi kreu i Shtetit rus gjatë një takimi për sigurinë rajonale në Sevastopol, porti kyç i Flotës ruse në Detin e Zi.
"Në disa kryqytete flitet në mënyrë të hapur rreth kësaj çëshjeje. Ata evokojnë domosdoshmërinë e veprimeve që prishin rendin, e akteve sabotuese që të çojnë drejt një propagande radikale", vijoi Putin, pa dhënë hollësira.
/Shqiptarja.com