MOSKË, 25 nëntor /ATSH-AFP/ - Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi sot krijimin e një zone të tregtisë së lirë mes Unionit Doganor të udhëhequr nga Rusia dhe Vietnamit, pas një takimi sot me numrin një vietnamez, Nguyen Phu Trong.
"Bisedimet janë në fazën përfundimtare dhe Vietnami do të mund të bëhet vendi i parë me të cilin do të arrihet një marrëveshje e tillë", deklaroi Putin, në përfundim të një takimi me sekretarin e përgjithshëm të Partisë Komuniste të Vietnamit në Soçi.
Krijuar në vitin 2010, Bashkimi doganor mes Bjellorusisë, Kazakistanit dhe Rusisë lejon të drejtat doganore të mallrave që qarkullojnë mes këtyre tre shteteve dhe mundëson qarkullimin e lirë brenda Unionit.
Moska dhe Hanoi ranë gjithashtu dakord për rritjen e livrimeve të prodhimeve bujqësore vietnameze në tregun rus, sipas Putinit./
/ec/ a.jor.










