RUSI - Një aeroplan rus mallrash, An-12 është rrëzuar pranë qytetit të Irkutsk në Rusi. Asnjë nga 9 personat në bord nuk i i mbijetoi aksidentit.

Ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave nga rrënojat e avionit. Deri më tani janë gjetur vetëm pesë prej 9 trupave të pajetë.

Mediat ruse raportojnë se aeroplani u rrëzua në një depo ushtarake pranë qytetit Irkutsk, por fatmirësisht nuk pati viktima të tjera.

Aeroplani An-12 përdorej për transportimin e pjesëve të këmbimit të avionëve të ndryshëm. Ministria ruse e Tregtisë ka nisur menjëherë një hetim për të zbardhur shkakun e këtij aksidenti tragjik.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)