MOSKË - Në aksidentin ajror të ndodhur në Moskë, mes viktimave të kësaj tragjedie ajrore, ka qenë edhe djali i presidentit të rajonit të Tartastanit në Rusinë Qendrore, Rustam Minnikhanov. Sipas mediave ndërkombëtare, mendohet se emri i tij është Irek Minnikhanov, emër i cili gjendej në listën e personave që ndodheshin në bordin e këtij avioni.
 
Avioni i pasagjerëve fluturonte mbi territorin rus ku më pas është përplasur në një aeroport qytetit të Kazanit, në Tartastan të Rusisë, duke shkaktuar vdekjen e 50 personave që ndodheshin në bord.
 
“Boeing 737” ishte nisur nga Moska me destinacion Kazanin, por gjatë uljes së tij, avioni ka shpërthyer. Në bord e tij gjendeshin 44 pasagjerë dhe 6 anëtarë ekuipazhi, të cilët kanë humbur jetën.
 
Sipas referimeve të bëra nga mediat ruse, piloti i avionit të kompanisë lokale “Tatarstan Airline”, ka tentuar tre herë të ulet në pistë, përpara se avioni të rrëzohej dhe të shpërthente. Sipas disa hipotezave, mendohet të ketë qenë një gabim i pilotit, ndërsa mediat lokale kanë thënë se shkak mund të ketë qenë koha e keqe me erëra të forta, me re dhe temperatura nën zero. Ndërkohë që një pistë e tretë mund të jetë ajo e një defekti teknik në sistemin e pilotimit të avionit.
 
Presidenti rus Vladimir Putin, ka ngritur një komision hetimi, për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie ajrore. Në këta vitet e fundit, në Rusi janë shtuar aksidentet e transportit ajror, duke bërë që autoritetet përkatëse të urdhërojnë ndërrimin e disa avionëve të prodhimit sovietik, duke bërë edhe verifikime të shumta të kompanive ajrore të vogla, të cilat operojnë në këtë territor.
 
Në prill të vitit 2012, 31 persona humbën jetën pas një përplasje të një avionic të sapo nisur nga Siberia. Ndërsa në shtator të vitit 2011-të, humbën jetën 44 persona, pas një aksidenti të një Yak-42, pranë qytetit të Yaroslav.

VIDEO NGA MOMENTI I RRËZIMIT TË AEROPLANIT