Rusi, Rritja e PBB-së ngec në 0,7 për qind
Rritja ekonomike e Rusisë, e prekur nga kriza ukrainase dhe sanksionet perëndimore, u ngadalësua në tremujorin e tretë në 0,7 për qind kundrejt 0,8 për qind që ishte në të dytin, sipas statistikave zyrtare të publikuara sot. Ky vlerësim i parë i evoluimit të produktit të brendshëm bruto (PBB) nga […]
MOSKË- Rritja ekonomike e Rusisë, e prekur nga kriza ukrainase dhe sanksionet perëndimore, u ngadalësua në tremujorin e tretë në 0,7 për qind kundrejt 0,8 për qind që ishte në të dytin, sipas statistikave zyrtare të publikuara sot.
Ky vlerësim i parë i evoluimit të produktit të brendshëm bruto (PBB) nga instituti federal i statistikave, "Rosstat", që përkon me parashikimin e qeverisë, që kishte paralajmëruar se priste një shifër negative në tremujorin e katërt.
Rritja e PBB-së për Rusinë ka rënë ndjeshëm vitet e fundit, duke kaluar nga 1,3 për qind në vitin 2013 pasi kishte qenë 3,4 për qind një vit më parë, dhe shumë largë nga nivelet e shtatë për qind dhe tetë për qind që shënjuan dy mandatet e para të presidentit Vladimir Putin nën sfondin e ndryshimeve të çmimit të naftës.
Ky fenomen u theksua edhe nga kriza ukrainase dhe vendosja e sanksioneve perëndimore të paprecedenta kundër Moskës për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë dhe mbështetjes së saj ndaj separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës.
Qeveria parashikon këtë vit një rritje ekonomike me 0,5 për qind dhe me një për qind vitin e ardhshëm. Por banka qendrore vlerëson në një raport të kësaj jave se ajo për këtë vit do të jetë vetëm 0,3 për qind dhe vitin e ardhshëm do të jetë zero, kriza ukrainase ka ardhur në një moment që burimet tradicionale të rritjes ekonomike po mbarojnë, domethënë hidrokarburet.
Instituti parashikoi gjithashtu largimin e 128 miliardë dollarë këtë vit nga vendi për shkak të kësaj krize, që ka për origjinë rënien e rublës, që ka humbur rreth një të katërtën e vlerës së saj përballë euros që prej fillimit të vitit./ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.2%
-
Të gabuar
23.4%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2197
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44