RUSI - Tre persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një makine në qytetin e Pyatigorsk në Rusi, pranë një godine të policisë.

Shpërthimi ndodhi pranë Departamentit të Sigurisë së Rrugëve të Trafikut.

Forca e shpërthimit ishte aq e madhe sa që u thyen edhe dritaret e ndërtesave aty pranë.

Një burim i policisë tha për agjensinë e lajmeve RIA Novosti se shoferi dhe pasegjerët e makinës ishin viktima të shpërthimit dhe shtoi se me shumë mundësi ishin efektivë të policisë.

Ministria e Brendshme ruse ka konfirmuar vdekjen e tre personave.

Forca të shumta të policisë mbërritën në vendngjarje për të hetuar shkakun e këtij aksidenti, pasi dyshohet se shpërthimi erdhi si pasojë e një eksplozivi të vendosur në makinë.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)