RUSI - Një shpërthim i fuqishëm i gazit metan shkaktoi vdekjen e 18 minatorëve në një minierë qymyri në veri të Rusisë. Vullnetarët e shërbimit të shpejtë mundën të sillnin në sipërfaqe 10 trupa të pajetë në rajonin e akullt të Komit rreth 1,200 kilometra në verilindje të Moskës, dhe po përpiqen të nxjerrin dhe tetë kufomat të tjera.

Raportohet se rreth 250 minatorë kishin qenë në minierë brenda në momentin e shpërthimit, rreth 800 metra nën thellësinë e tokës.

Shpërthimi i fundit ka të ngjarë të ngjallë polemika rreth sigurisë në minierat e Rusisë, ku aksidentet kanë qenë të zakonshme kohët e fundit për shkak të neglizhencës ose dështimeve për të ndjekur rregullat e sigurisë.

Në vitin 2007 në një tjetër shpërthim në një minierë në rajonin e Kemerevos mbetën të vrarë 110 perosna. Një komision i posacëm ka nisur hetimet nëse ka pasur ndonjë shkelje të sigurisë në rajonin e njohur të minierave të Vorkutinskaya.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)