VOLGOGRAD - Dy sulme terroriste kanë ndodhur në Rusi, brenda 24 orëve. Të paktën 10 persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa 22 të tjerë janë plagosur, pas një shpërthimi me bombë në një tram. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë 3-vjeçar.
 
Sulmi ka ndodhur në Volgograd, në të njëjtin qytet ku një ditë më parë një sulm kamikaz i mori jetën të paktën 16 personave, mes tyre edhe nje polic, ndërsa 34 persona u plagosën. Sulmi ndodhi në një stacion hekurudhor, ndërsa u cilësua një akt terrorist pasi një grua hodhi veten në erë.
 
Presidenti rus, Vladimir Putin urdhëroi që të merreshin të gjitha masat e nevojshme për të ndihmuar të plagosurit dhe për të garantuar sigurinë në Volgograd.Volgogradi shpalli tre ditë zie për viktimat e shpërthimit në stacionin hekurudhor.
 
Ky qytet në tetor të këtij viti u godit nga një sulm terrorist, kur një kamikaz hodhi veten në erë duke vrarë 6 persona dhe duke plagosur më shumë se 30 të tjerë.
 
tram

(Në foto: Treni elektrik i shpërthyer,  Shikoni më shumë FOTO )

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)