Rusi/ U shemb nga shpërthimi i një bombole gazi, nën gërmadhat e ndërtesës gjendet gjallë foshnja 10-muajshe (VIDEO)

Një foshnje 10-muajshe  është gjendur e gjallë nëpër mbetjet e një ndërtese të shkatërruar në Magnitogorsku të Rusisë, nga shpërthimi i një bombole gazi.BBC raporton se foshnja gjendet në gjendje kritike dhe se është dërguar në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Krahas foshnjës vajzë, janë shpëtuar edhe 16 persona të tjerë, midis të cilëve ishin edhe shtatë fëmijë. Deri më tani, ekipet e emergjencave kanë gjetur tetë trupa të vdekur nën rrënoja. Sipas tyre, ekziston mundësia që numri i të vdekurve të rritet.

Në listën e të zhdukurve nga kjo shembje janë 36 persona. Ekipet e emergjencave kanë deklaruar se momentalisht e kanë ndërprerë aksionin e kërkimit për shkak të rrezikut për shembje të pjesëve të tjera të ndërtesës.

Sakaq, media prestigjioze britanike raporton se autoritetet përkatëse po luftojnë me kohën për ta përfunduar operacionin e kërkimit, pasi po përballen me një tjetër rrezik; atë të uljes së ndjeshme të temperaturave.

Ndërtesa e shembur përmbante banesa për 120 njerëz, ndërkohë që nga shpërthimi raportohet se janë shkatërruar 48 të tilla.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?