RUSI - Ka ndërruar jetë në moshën 94 vjeçare krijuesi i kallashnikovit,  i njohur ndryshe si AK-47, Mikhail Kalashnikov.

Kalashnikov lindi në vitin 1919 në një fshat të vogël të Rusisë, në Kurya dhe kishte 16 vëllezër e motra. Ai asnjëherë nuk e mbaroi shkollën e mesme por profesioni i tij i parë ishte mekanik tankesh. Kur ishte ende në të 20-tat e tij, Kalashnikov krijoni një nga armët më të përdorura në botë, e cila vazhdon të përdoret edhe në ditët e sotme.

Por AK-47 përdoreshin kryesisht nga terroristët, grupet radikale dhe fëmijët ushtarë dhe vetë krijuesi i saj ishte i detyruar të mbrohej nga sulmet e medias.

I pyetur vazhdimisht nëse ishte penduar për krijimin e kësaj arme vdekjeprurëse, ai u përgjigj se qëllimi i saj ishte mbrojtja e kombit dhe se nuk kishte keqardhje apo të mbante përgjegjësi se si i përdornin politikanët armët e tij.

Suksesi i kësaj arme konsiston në faktin se është shumë e lehtë për t’u përdorur edhe nga një njeri pa trajnim ushtarat pasi mjafton të marrësh nishan dhe të gjuash.

Por vlera e vërtetë e saj është se kjo armë nuk bllokohet dhe kushtet atmosferike nuk kanë asnjë ndikim në të, siç mund të kenë thuajse të gjitha armët e tjera.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)