Brenda pak minutash rusët lëshuan mbi njëzet raketa balistike kundër Kievit, Kharkivit, Dnipros dhe Provincës Zaporizhia. Objektivat kryesore ishin përsëri termocentralet.

Të paktën 4 persona u vranë, ndërsa shumë lagje të kryeqytetit u zhytën në errësirë dhe mbetën pa ngrohje, me temperaturat që zbritën në minus 14 gradë.

Presidenti Volodymyr Zelensky përmes një postimi në X tha se rusët lëshuan gati 300 dronë sulmues, shumica prej tyre Shaheds, 18 raketa balistike dhe shtatë raketa kruiz gjatë natës.

"Edhe një herë objektivi kryesor i sulmit ishin objektet tona të prodhimit të energjisë. Për fat të keq, ka ndodhur shkatërrim i gjerë i infrastrukturës civile. Rajonet e Dnipro, Zhytomyr, Zaporizhzhia, Kiev, Odessa, Sumy, Kharkiv dhe Donetsk u sulmuan" dhe se "pa ndonjë qëllim ushtarak, Rusia lëshoi ​​raketa në një terminal postar në Korotych, rajoni Kharkiv, duke vrarë katër persona", shkroi Zelensky teksa theksoi se Rusia duhet të mësojë se i ftohti nuk do ta ndihmojë të fitojë luftën.

Ndërkohë SHBA dhe OKB dënuan sulmet e ditëve të fundit me raketat Oreshnik.

“Përdorimi javën e kaluar i raketës me rreze të mesme veprimi,"përbën një përshkallëzim të mëtejshëm të rrezikshëm dhe të pashpjegueshëm të kësaj lufte”, i tha Këshillit të Sigurimit zëvendësambasadorja e SHBA-së në OKB, Tammy Bruce.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:04
BE pritet të shpallë një tjetër paketë sanksionesh ndaj Rusisë

1768302511_flamujtebe.jpg

Një paketë e re sanksionesh të BE-së kundër Rusisë pritet të zbatohet brenda disa javësh.

Raundi i fundit i sanksioneve, i cili do të jetë i 20-ti deri më tani, mund të shpallet deri më 24 shkurt, kur shënohet edhe 4-vjetori i agresionit rus.

Ndalimi i eksportit të mallrave luksoze nga vendet e BE në Rusi mund të përfshihet në sanksione.

Paketa e 19-të e sanksioneve të BE-së kundër Rusisë, e cila synonte flotën e saj në hije dhe ndalonte importet e gazit natyror të lëngshëm, hyri në fuqi në nëntor.

Ora 11:18
Rusia, sulm masiv me raketa e dronë ndaj Ukrainës, Zelensky: Në Kiev mijëra njerëz pa energji elektrike

1765899393_1755515883zelensky.JPG

Rusia sulmoi me raketa dhe dronë Ukrainën gjatë natës, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur disa të tjerë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se rreth 300 dronë rusë kryen sulme.

Objektivi kryesor i sulmeve ishte infrastruktura energjetike e Ukrainës, me dhjetëra raketa balistike dhe kruiz të lëshuara gjithashtu, sipas Zelenskyt.

"Situata në rajonin e Kievit është e vështirë: disa qindra mijëra familje janë tani pa energji elektrike. Të gjitha shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje", theksoi Zelensky.

Ai tha se aleatët mund t’u përgjigjen sulmeve ruse me paketa të reja ndihme për Ukrainën dhe se vendi pret “përshpejtim të dërgesave” të dakordësuara tashmë me SHBA-në dhe Evropën.