Rusia akuzohet nga Holanda për kryerje të sulmeve të shumëfishta kibernetike, përfshirë një ndaj Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike.
Sipas zyrtarëve holandezë kanë bërë të ditur ditën e enjten se në muajin prill ata kapën katër anëtarë të shërbimit të zbulimit ushtarak rus me pajisje spiunazhi pranë selisë së kësaj organizate e më pas i dëbuan ata nga vendi.
Mirëpo Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike po hetonte helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij gjatë një sulmi në Britani. Moska ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.
Zyrtarët holandezë kanë deklaruar se nuk ishte e qartë nëse sulmi kibernetikë lidhej me hetimin.
Ministria e jashtme ruse i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat duke i cilësuar ato si "fantazi".
Gjithashtu Britania dhe Australia kanë ngritur akuza kundrejt Rusisë për veprimtari keqdashëse kibernetike, duke thënë se agjentët rusë vunë në shënjestër Agjencinë Botërore Kundër Doping-ut si dhe zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.