Në Serbi mbërriti kontigjenti i parë i ndihmave ushtarake nga Moska me tanke dhe mjete të blinduara, të cilat Rumania nuk i lejoi javën e kaluar të kalonin tranzit në territorin e saj për shkak të sanksioneve të BE-së ndaj Moskës.
Presidenti serb Aleksander Vuçiç nuk pranoi të tregonte se si kishin mbërritur pajisjet ushtarake.
Ndihmat ushtarake nga Rusia për Serbinë kanë shkaktuar shqetësime në Perëndim se mund të rrezikojnë paqen e brishtë në Ballkan.
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic falenderoi sot Presidentin e Rusisë Vladimir Putin për medernizimin e forcave ushtarake të Serbisë duke i dhënë vendit të tij tanke dhe mjete të blinduara luftarake.
“Armët janë dhuratë, mjete plotësisht moderne nga Rusia. Ne nuk kemi paguar për to. Rusia ka paguar për modernizimin e forcave dhe unë i falenderoj. Kjo e shton dukshëm aftësinë tonë ushtarake”
Pajisjet ushtarake mbërritën megjithë kundërshtimin e Rumanisë fqinje për të lejuar kalimin e tyre transit përmes lumit të Danubit për shkak të sanksioneve ndërkombëtare ndaj Moskës si rezultat i veprimeve të saj në Ukrainë.
Shtypi njofton se Rusia përdori aeroplanë transporti për dërgimin e pajisjeve ushtarake në Serbi.
Serbia ka marrë tashmë 6 aeroplanë luftarakë MiG-29 nga Rusia dhe ndonëse pretendon të jetë ushtarakisht neutrale, po negocion blerje të tjera armësh nga Moska, përfshirë heikopterë luftarakë dhe transporti si dhe sisteme të mbrojtjes ajrore.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6846
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zelensky: SHBA-ja po e ndihmon Rusinë që të dalë nga izolimi global
19 Shkurt, 12:32
-
Pas takimit SHBA-Rusi, BE bën gati paketën e re të sanksioneve për Moskën: Kufizime për importin e aluminit dhe naftës, 48 personave u bllokohen asetet
19 Shkurt, 11:46
-
Veton Surroi: Kronikë e politikave të shpallura të Trump
19 Shkurt, 08:29
-
Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë
18 Shkurt, 23:03
-
Takimi SHBA-Rusi, BE-ja reagon pas përjashtimit: Jo negociata pa ne dhe Ukrainën
18 Shkurt, 21:32
-
'Zelensky duhet rrahur me thupër', ministri i Jashtëm rus: Biden gaboi, Trump na kupton më mirë
18 Shkurt, 21:22
-
Takimi Rubio-Lavrov në Riad/ Meçollari në ‘Frontline’: Rusia doli nga izolimi ndërkombëtar! Plani i Trump cilësohet tradhëti ndaj Ukrainës
18 Shkurt, 20:01
-
Si shpërndanë mediat ruse përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë?
18 Shkurt, 18:59
-
Kush ishte në tryezën e bisedimeve SHBA-Rusi në Arabinë Saudite?
18 Shkurt, 18:20
-
Zelensky shtyn vizitën në Arabinë Saudite pas përjashtimit të Ukrainës nga bisedimet SHBA-Rusi
18 Shkurt, 17:43
-
Gjermania akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare të Kosovës
18 Shkurt, 15:36
-
BE-ja i kërkon Serbisë të mos i forcojë lidhjet me Rusinë
18 Shkurt, 15:26