Shërbimi rus i Sigurisë, ka arrestuar një grua amerikane-ruse, nën dyshimin për tradhti.
“Kemi ndalur aktivitetet e jashtëligjshme të një banoreje 33-vjeçare në Los Anxhelos, e cila ka nënshtetësi të dyfishtë, të Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara, e përfshirë në dhënien e ndihmës financiare për një shtet të huaj”, raportuan mediat shtetërore të cilat citojnë FSB-në.
Ajo akuzohet se nga shërbimi rus se ka financuar ushtrinë ukrainase. 33 vjeçarja gjithashtu raportohet nga mediet ruse se ka marrë pjesë në disa demonstrata publike në Shtetet e Bashkuara në mbështetje të Ukrainës.