Rusia bllokon komunikatën e FMN-së pasi lufta në Ukrainë kryeson agjendën e takimit
Ndërtesa e selisë së Fondit Monetar Ndërkombëtar
Komiteti drejtues i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dështoi të arrijë marrëveshje për lëshimin e një komunikatë që kërkon që Rusia t'i japë fund luftës së saj në Ukrainë, gjatë takimeve të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington, ku ministrat e Financave dhe shefat e bankave qendrore po diskutojnë për vendosjen e një çmimi tavan për naftën ruse.
Ministrja e Ekonomisë së Spanjës, Nadia Calvino, tha në një konferencë për media, më 14 tetor, se Rusia përsëri bllokoi lëshimin e një komunikate të përbashkët gjatë një takimi të Komitetit Ndërkombëtar Monetar dhe Financiar.
Calvino tha se lufta është “elementi më i rëndësishëm që ngadalëson rritjen ekonomike dhe gjeneron inflacion, paqëndrueshmëri, pasiguri ushqimore dhe paqartësi”.
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, u tha gazetarëve se shumë nga sfidat me të cilat përballet ekonomia globale “rrjedhin nga lufta e tmerrshme e Rusisë në Ukrainë dhe rimëkëmbja e vazhdueshme nga pandemia”.
E pyetur rreth caktimit të çmimit tavan për naftën ruse, ajo tha se nuk është marrë asnjë vendim, por një koalicion vendesh, përfshirë shtatë shtetevt më të industrializuara (G7), Bashkimin Evropian dhe Australinë, do të vendosin se cili do të jetë ky kufi.
Çmimi tavan është çmimi maksimal i lejuar ligjërisht në një shtet.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, më 11 tetor u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të bllokojnë sektorin rus të energjisë me sanksione tjera, për t'ia pamundësuar përfitimet financiare.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt. Presidenti Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.6%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5717
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta Ukrainë-Rusi/ Kievi: Rrëzuam 70 dronë të forcave ruse, Moska lëshoi 1260 bomba për një javë
9 Shkurt, 16:25
-
FMN ngre alarmin për pensionet në vend, Fatos Çoçoli: Skema e tanishme duhet reformuar! Qeveria t'i përgjigjet shqetësimit! Gajo: Nuk mjafton rritja e pagës minimale
30 Janar, 19:45
-
Nëndeklarimi i pagave! FMN ‘ngre’ alarmin: Duhet reformë ambicioze për të shpëtuar pensionet
29 Janar, 15:30
-
Basha pret Ali Ahmetin: Çdo cenim i të drejtave të shqiptarëve përbën një kërcënim për stabilitetin rajonal! Përpjekje për ta kthyer RMV në një satelit ruso-serb
29 Janar, 10:30
-
Raporti i FMN, Tabaku: Sistemi i kapur, u shërben oligarkëve dhe të privilegjuarve! Ekonomia po rëndon xhepin e familjeve shqiptare, ja 3 propozimet tona
28 Janar, 12:45
-
Raporti i FMN-së për ekonominë e Shqipërisë, eksperti Gjokutaj: Plakja e popullsisë, sfidë afatgjatë! Po humbasim agro-kulturën
28 Janar, 12:22
-
FMN: Sfidë, plakja e shpejtë dhe emigracioni! Të ardhurat për frymë në Shqipëri sa 1/4 e BE-së! Rrezik ekspozimet e bankave ndaj kredimarrësve të mëdhenj
27 Janar, 11:49
-
'Repolitix'/ Ardhja e Trump, Meçollari: Premtimet e tij, ende mediatike! Galdini: U hap 'Kutia e Pandorës', për rendin e ri botëror! Tafani: Ka synime imperialiste
14 Janar, 21:34
-
Lufta/ Moska sulmon me flotë dronësh Kievin! Ushtarët rus qëllojnë njëri-tjetrin për të shmangur frontin
3 Janar, 08:52
-
Lufta Ukrainë-Rusi/ Një vit i zi për Moskën, 433 mijë ushtarë të vrarë dhe të plagosur më 2024!
2 Janar, 15:09
-
Sfidat e BE-së në vitin e ri 2025
2 Janar, 13:30
-
Lufta/ Marina e Ukrainës: 37 mijë dronë rusë të shkatërruar më 2024! Moska: Rrëzuam 13 mjete pa pilot të Kievit
2 Janar, 09:20