Rusia dëboi dy ‘spiunët’ shqiptarë, reagon Tirana: Nuk përbën surprizë

Rusia dëboi dy ‘spiunët’ shqiptarë, reagon Tirana: Nuk përbën surprizë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas vendimit të Moskës për t’u kundërpërgjigjur duke dëbuar dy diplomatë shqiptarë nga Rusia. Institucioni i drejtuar nga Ditmir Bushati deklaron se vendimi nuk përbën asnjë surprizë. Pavarësisht dëbimeve reciproke, Ministria e Jashtme thekson se kanalet diplomatike mes dy vendeve mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë.

Sipas burimeve të Report Tv emrat e diplomatëve që janë dëbuar nga ambasada e Shqipërisë në Moskë janë; Albert Jerasi, që mban detyrën e zv/ambasadorit dhe Arben Doçi, këshilltar. Diplomatët që janë dëbuar kanë afat që të largohen nga Moska deri në datë 5 prill. 

 

Me datë 30 mars 2018, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Moskë u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Federatës Ruse. Gjatë takimit, Ambasadorit i’u komunikua shpallja “non – grata” e dy diplomatëve shqiptarë të akredituar në Federatën Ruse.

Reagimi i Moskës nuk përbën surprizë për ne. Vendimi i marrë prej nesh pak ditë më parë në lidhje me dy diplomatët Rusë, i bashkërenduar me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë ishte proporcional ndaj sulmit kimik në Salisbury. Theksojmë se kanalet tona diplomatike mbeten të hapura në funksion të marrëdhënieve konstruktive dypalëshe, paqes dhe sigurisë.

 

Deklaratë për shtyp e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë

 

 


Lajmi kryesor:

Zyrtare/ Hakmerret Rusia, dëbon dy diplomatë nga Moska


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë