Rusia vendosi sot të ndalojë importin e frutave dhe perimeve që vijnë nga Polonia, pas vendosjes nga evropianët të sanksioneve të reja ekonomike kundër Rusisë për rolin e saj në konfliktin ukrainas.
"Ne kemi marrë vendim të vendosim limitime mbi importimet në Rusi të pothuajse të të gjithë frutave dhe perimeve që vijnë nga Polonia", theksoi Alexei Alexeenko, një zëdhënës i Rosselkhoznadzor, agjenci veterinare ruse.
Sipas Alexeenkos, ky vendim është i motivuar nga shkeljet e përsëritura në certifikatat dhe procedurat e karantinës dhe do të hyjë në fuqi më 1 gusht.
Moska paralajmëroi të hënën se do të limitonte së shpejti importin e disa prodhimeve me prejardhje nga Bashkimi Evropian për shkak të zbulimit të pranisë së insekteve.
Moska është akuzuar herë pas here për përdorim të argumentit tregtar, veçanërisht me motive sanitare, si mjet presioni diplomatik ndaj fqinjëve.
Rusia e ka përdorur tashmë këtë argument këto dy muajt e fundit kundër Ukrainës dhe Moldavisë në reagim të nënshkrimit nga këto dy ish-Republika të ish-Bashkimit Sovjetik të një traktati të tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian./ATSH/
/Shqiptarja.com