Aleatët e ngushtë, Vladimir Putin dhe Aleksandër Lukashenko nënshkruan sot traktatin për garancinë e sigurisë të dy vendeve, Rusi dhe Bjellorusi.
Nënshkrimi vjen pas publikimit të një versioni të rishikuar të doktrinës bërthamore të Rusisë, e cila për herë të parë e vendosi Bjellorusinë nën ombrellën bërthamore ruse mes tensioneve midis Moskës dhe Perëndimit për konfliktin në Ukrainë.
Duke folur me Lukashenko, Putin theksoi se dokumenti i ri përfshin një përdorim të mundshëm të armëve bërthamore taktike ruse të vendosura në Bjellorusi si përgjigje ndaj agresionit.
"Jam i sigurt se traktati do të garantojë sigurinë e Rusisë dhe Bjellorusisë," tha Putin.