Lufta në Ukrainë/Rusia dhe Bjellorusia nisin fazën e dytë të stërvitjeve taktike bërthamore

Lufta në Ukrainë/Rusia dhe Bjellorusia nisin fazën e dytë të stërvitjeve taktike bërthamore

Foto ilustruese

Trupat ruse dhe bjelloruse kanë filluar fazën e dytë të stërvitjeve taktike bërthamore në Rusi, ka njoftuar Ministria Mbrojtjes ruse.

Stërvitjet synojnë të sigurojnë që personeli ushtarak dhe pajisjet e të dy vendeve të jenë gati për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e tyre territorial.

“Gjatë stërvitjes do të trajtohen çështjet në lidhje me trajnimin e përbashkët të njësive të forcave të armatosura të Federatës Ruse dhe Republikës së Bjellorusisë për përdorimin luftarak të armëve bërthamore jostrategjike”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Presidenti rus Vladimir Putin muajin e kaluar urdhëroi të praktikohej vendosja e armëve bërthamore taktike pas kërcënimeve nga Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara, sipas Moskës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:04
Partia gjermane e ekstremit të djathtë AfD bojkoton fjalimin e Zelenskyt në Bundestag

1718129321_ghrthrhtrhr.JPG

Veç 4 nga 77 deputetët e partisë së ekstremit të djathtë AfD, qëndruan të dëgjonin fjalimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenksy në Bundestagun gjerman.

Ora 19:52
Von der Leyen njofton 1.4 miliardë euro për rindërtimin e Ukrainës

1715535363_sgawgwergrwe.JPG

Ursula Von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen njoftoi në Konferencën e Berlinit nënshkrimin e marrëveshjeve të reja garancie dhe grantesh me vlerë 1.4 miliardë euro për të mbështetur rimëkëmbjen dhe rindërtimin në Ukrainë, edhe në lidhje me infrastrukturat energjetike.

Konferenca e Rimëkëmbjes së Berlinit 2024 në Ukrainë mbledh së bashku krerët e shteteve, qeverive, ministra, organizata ndërkombëtare dhe institucione financiare, si dhe biznese dhe organizata të shoqërisë civile.

Ora 16:30
Rusia kryen stërvitje ushtarake në Atlantik! Lavrov: Nga një luftë e tretë botërore do të dëmtohej Europa e do të përfitonte SHBA

1715861869_sergeilavrov.JPG

Sergei Lavrov 

Fregata ruse Admiral Gorshkov, e cila mban raketa hipersonike Zirkon, dhe nëndetësja bërthamore Kazan po kryejnë stërvitje në Atlantik, ka thënë Ministria e Mbrojtjes.

Gjatë manovrave, lëshimet e raketave deri në mbi 600 kilometra larg u simuluan në kompjuter, specifikoi ministria.

Ndërsa nga ana tjetër, ministri i Jashtëm rus, Serghei Lavrov është shprehur se “Shtetet e Bashkuara kanë besim se nëse do të provokonin një Luftë të Tretë Botërore, vetëm Evropa do të vuante ndërsa ato do të përfitonin”.

Ora 15:35
Luftanijet ruse nga nesër në Kubë

Foto: Luftanije

Një shkëputje e anijeve luftarake ruse nga Flota Veriore "do të mbërrijë nesër në Kubë ": kjo u njoftua nga komandanti i Marinës, Alexander Moiseev, citon Ria Novosti.

"Unë konfirmoj, se kjo lëvizje vjen në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar midis Rusisë dhe Kubës," tha ushtari.

Ditët e fundit ishin paralajmëruar manovra ushtarake në ujërat e Karaibeve.

Ora 14:54
Scholz: Kiev do të vendosë kur të vijë koha për të hapur tryezën e paqes

1716490845_olafscholzbegjermani.JPG

Që të ketë një hyrje në negociatat e paqes, "Putini do të duhej të ishte i gatshëm të tërhiqte trupat", por konferenca në Zvicër "mund të jetë një mënyrë për të filluar një proces në të cilin edhe Putini do të hyjë një ditë, kur të jetë koha. Dhe këtë e vendos vetëm Ukraina”.

Kështu tha kancelari gjerman Olaf Scholz në Berlin në një konferencë për shtyp me liderin ukrainas  Volodymyr Zelensky.

Ora 13:58
Zelensky: Ne kemi nevojë për të paktën 7 sisteme Patriot

1715977678_zelensky.JPG

"Ne kemi nevojë për të paktën shtatë sisteme Patriot." Kështu tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë fjalimit të tij në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës që filloi sot në Berlin.

"Mbrojtja ajrore është thelbësore. Është e nevojshme t'i heqim Rusisë avantazhin që ka në nivelin ajror", tha përsëri Zelensky.

Ndërkohë që u shpreh së sulmet ruse në objektet energjetike të Ukrainës kanë shkatërruar gjysmën e kapacitetit të saj të prodhimit të energjisë elektrike.

“Ata arritën të shkatërronin nëntë gigavat të kapacitetit tonë energjetik dhe dimrin e kaluar na duheshin 18 gigavat, pra gjysma e tyre nuk ekziston më.”

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite

Spahiu: Meqë Berisha kërkon qeveri teknike me PS, uroj që Rama ta bëj ministër 4 vite