Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

Rusia dhe Irani nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen

Vladimir Putin dhe Ebrahim Raisi

1705327459_rusia.PNG

Vladimir Putin dhe Ebrahim Raisi

Moska dhe Teherani do të nënshkruajnë një marrëveshje të madhe ndërqeveritare, njoftoi ministria e mbrojtjes pas bisedimeve telefonike mes Sergei Shoigu, dhe homologut të tij iranian, Mohammad Astani.

“Palët theksuan përkushtimin e tyre ndaj parimeve themelore të marrëdhënieve ruso-iraniane, duke përfshirë respektimin e pakushtëzuar të sovranitetit dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit, i cili do të konfirmohet në marrëveshjen e madhe që po përgatitetmidis Federatës Ruse dhe Republikës Islamike të Iranit”, thuhet në deklaratë.

Shoigu vuri në dukje se Moska dhe Teherani po rrisin përpjekjet e përbashkëta për një botë të barabartë multipolare. Gjithashtu, palët diskutuan për çështje aktuale të bashkëpunimit ushtarak dhe ushtarako-teknik dhe dhanë mendime për çështjet e sigurisë rajonale.

Puna për një traktat të ri të madh midis Rusisë dhe Iranit u bë i njohur në shtator të vitit 2022, kur Vladimir Putin dhe Presidenti i Republikës Islamike, Ebrahim Raisi, diskutuan këtë çështje në margjinat e samitit të SCO-së në Samarkand.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gaza, Ministria e Shëndetësisë: Mbi 24 mijë të vrarë që nga fillimi i luftës! SHBA rrëzon një raketë të rebelëve Houthi drejtuar luftanijes amerikane në Detin e Kuq!


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen