Rusia dhe Irani pritet të nënshkruajnë marrëveshje të partneritetit strategjik
Masoud Pezeshkian dhe Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin do të takojë në Moskë homologun e tij iranian këtë javë për nënshkrimin e një marrëveshjeje të gjerë partneriteti mes Rusisë dhe Iranit, tha Kremlini të hënën.
Marrëveshja për "partneritetin gjithëpërfshirës strategjik" midis vendeve do të nënshkruhet gjatë vizitës së presidentit iranian Masoud Pezeshkian në Moskë të premten, tha Kremlini.
Sipas Kremlinit, dy udhëheqësit do të diskutojnë planet për zgjerimin e tregtisë dhe bashkëpunimit në sektorët e transportit, logjistikës dhe ndihmës humanitare. Ata do të diskutojnë edhe mbi "çështjet e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare".
Ukraina dhe Perëndimi kanë akuzuar Teheranin se i ka dhënë Moskës qindra dronë për luftën në Ukrainë dhe po ndihmon përpjekjet për prodhimin e tyre në Rusi. Dërgesat e dronëve iranianë, të cilat Moska dhe Teherani i kanë mohuar, kanë ndihmuar Rusinë të sulmojë infrastrukturën e Ukrainës.
Irani, nga ana tjetër, dëshiron armë të sofistikuara ruse si sisteme të mbrojtjes ajrore me rreze të gjatë veprimi dhe avionë luftarakë për të ndihmuar në zmbrapsjen e sulmeve të mundshme nga Izraeli.
Presidenti iranian Pezeshkian do të vizitojë Moskën tre ditë përpara inaugurimit të Presidentit të zgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili është zotuar se do të ndërmjetësojë një marrëveshje paqeje për konfliktin në Ukrainë./ VOA
K.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
43.6%
-
Negativ
42.5%
-
Jam i/e dyzuar
13.9%
Vota total: 3272
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Armëpushimi që desh e shtyu Evropën në humnerën e luftës
15 Shkurt, 08:31
-
Ishte e lehtë të negocioje me Putinin, mjafton t’i japësh gjithçka që kërkon
14 Shkurt, 22:08
-
Putin uron Vuçiç: Partneriteti strategjik me Serbinë po zhvillohet me dinamikë
14 Shkurt, 22:07
-
Konferenca e Mynihut, Ledjon Krisafi: Me qëndrimet e JD Vance, kemi ofensivë amerikane ndaj BE-së! Trump po i plotëson Putinit të 3 kushtet
14 Shkurt, 19:49
-
Vance: SHBA do të dërgojë trupa në Ukrainë nëse nuk arrihet paqja
14 Shkurt, 15:37
-
Lufta në Ukrainë/ Trump njofton bisedimet trepalëshe në konferencën e sigurisë në Mynih
14 Shkurt, 07:50
-
Negociatat Rusi-Ukrainë/ Eksperti Kamberi për Report Tv: Takimet mes palëve mund të mbahen në Arabinë Saudite! BE mund të mos përfshihet, nuk pëlqehet nga Trump e Putin
13 Shkurt, 21:13
-
Rusi-Ukrainë, 'nyja e territoreve' nga Krimea në Kursk - Putini kërkon një territor sa e gjithë Greqia
13 Shkurt, 20:18
-
Zelensky pas bisedës Trump-Putin për Ukrainën: S’ka marrëveshje pa ne! Presidenti amerikan duhet të më kishte telefonuar mua të parin
13 Shkurt, 17:32
-
Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
13 Shkurt, 11:34
-
Lufta/ 'Negociatat Ukrainë - Rusi të nisin menjëherë', Trump telefonon brenda pak orëve Putinin dhe Zelenskyn! Presidenti amerikan cakton përfaqësuesit e tij në bisedime
12 Shkurt, 18:18
-
Hegseth: Rikthimi i Ukrainës në kufijtë e para vitit 2014, jo realist
12 Shkurt, 16:03