MOSKË- Një 'luftë' rivaliteti po ndihet sërish në skenën e arenës së gjerë ndërkombëtare. Një samit me tematika demokracie i cili ka përjashtuar hapur Kinën dhe Rusinë ka nxitur debate të shumta si dhe ka vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e diplomacisë së Presidentit të SHBA-ve Joe Biden. Të ingranuar nga ky mënjanim dy supërfuqitë nën përfaqësimin e ambasadorëve në SHBA kanë deklaruar hapur kritikat për Samitin e Demokracisë i cili sipas zyrtëtarëve diplomatikë është një metodologji e amerikanëve për të nënvizuar fuqinë e tyre ideologjike.
Rusia dhe Kina po e refuzojnë me vendosmëri idenë e SHBA-së për të mbajtur Samitin për Demokraci pasi krijon linja të reja ndarëse në komunitetin ndërkombëtar që bien ndesh me zhvillimin e botës moderne, thanë në një të përbashkët ambasadorët e vendeve në SHBA-ve. Të martën, Shtetet e Bashkuara zbuluan një listë me 110 vende të ftuara për të marrë pjesë në një samit të demokracisë në 9-10 dhjetor. Sipas listës, Rusia dhe Kina nuk janë të ftuara të marrin pjesë në samit.
Deklaratat e ambasadorëve Anatoly Antotonov dhe Qin Gang në SHBA theksuan se ky samit i demokracisë i cili ka lënë mënjanë dy superfuqitë Kinë dhe Rusi nuk është gjë tjetër veçse një pengesë e modernizmit i trajtës së mentalitetit të Luftës së Ftohtë. Sipas ambasadorëve, në shtetet e paftuara nga SHBA- të nuk ka një mungesë të demokracisë dhe se është një ‘ngacmim’ ngjallës i përçarjeve në botë. Si rrjedhojë, ‘nocioni’ demokraci nuk është një status që duhet duhet ta përcaktojnë SHBA-të pasi përdoret si një strategji për fuqizim vetjak.
"Shtetet e Bashkuara do të presin Samitin online për Demokracinë më 9-10 dhjetor 2021, duke e fuqizuar veten të përcaktojë se kush do të marrë pjesë në ngjarje dhe kush jo, kush është një "vend demokratik" dhe kush nuk ka të drejtë për një status të tillë. ”, thanë ambasadorët – Anatoly Antonov dhe Qin Gang.
"Një produkt i dukshëm i mentalitetit të saj të Luftës së Ftohtë, kjo do të ngjallë konfrontim ideologjik dhe një përçarje në botë, duke krijuar 'vija ndarëse' të reja. Ky trend bie ndesh me zhvillimin e botës moderne. Është e pamundur të parandalohet formimi i një arkitekture globale policentrike, por mund të sforcojë procesin objektiv. Kina dhe Rusia e kundërshtojnë me vendosmëri këtë lëvizje", shtuan diplomatët. Vendet duhet të përqendrohen në drejtimin e mirë të punëve të tyre, jo duke kritikuar me përbuzje të tjerët. Nuk ka nevojë të shqetësohen për demokracinë në Rusi dhe Kinë. Disa qeveri të huaja më mirë të mendojnë për veten dhe atë që po ndodh në shtëpitë e tyre," thanë ambasadorët.
Lista e shteteve të ftuara në samitin e Bidenit duket mjaft e çuditshme: megjithëse mënjanoi Kinën, ajo përfshiu Tajvanin, duke përkeqësuar tensionet me Pekinin që kritikoi Uashingtonin për mosmbajtjen e politikës së një Kine. Lëvizjet e fundit të Biden, të cilat duhen cilësuar pa ekzagjërim si mjaft diplomatike, kanë rënë ndesh me poltikën e ndjekur në zhvillimin e këtij samiti. Një ‘shfrytëzim’ i Turiqisë për të mbajtur Ukrainën larg Rusisë, një deklaratë pro NATO-s po prapë nga Turqia me lëvdata të shumta për organizatën ushtarake nën influencën e plotë të SHBA-ve nuk konsistojnë me ftesën e munguar të Turiqsë në samit. Nga ana tjetër, një aleancë e nisur me rivalen e saj ideologjike historike e në aktualitet ekonomike Kinën, sërish ngre pikëpyetje të këtyre ‘përkrahjeve’ të cilat përjashtohen hapur nga Uashingtoni. Vlen për t’u përmendur gjithashtu fakti që vendet ish sovjetike të ftuara për të marrë pjesë në samit përfshijnë Armeninë, Estoninë, Gjeorgjinë, Letoninë, Lituaninë, Moldavinë dhe Ukrainën, duke përjashtuar Rusinë.
Në listën e të ftuarve mungojnë Azerbajxhani, Bjellorusia, Kazakistani, Kirgistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Në të njëjtën kohë, Hungaria ishte i vetmi shtet i BE-së që nuk u ftua. Si India ashtu edhe Pakistani – të cilët konsiderohen rivalë – u ftuan, por Bangladeshi u mënjanua.
Arabia Saudite, Irani dhe vendet e Gjirit janë ndër vendet më të shquara që nuk e kanë bërë këtë prerje, mes një numri shtetesh kundërshtare nga i ashtuquajturi jug global, si Koreja e Veriut, Venezuela, Nikaragua, Sudani dhe Etiopia.
Analizat e botes i keni shume te sakta
Përgjigju