Rusia dhe Kina në ‘sinkron’, mbrojnë Serbinë për veriun e Kosovës: Perëndimi mos të fajësojë serbët se janë paqësorë dhe të paarmatosur

Rusia dhe Kina në ‘sinkron’, mbrojnë Serbinë për veriun e Kosovës: Perëndimi mos të fajësojë serbët se janë paqësorë dhe të paarmatosur

Putin dhe Xi Jinping

Rusia dhe Kina duket se janë në sinkron për të dënuar Kosovën lidhur me situatën në veri. Edhe pse Rusia ka afro 1 vit e gjysmë që ka pushtuar Ukrainën, sërish pretendon të “zgjidhë” drejtësinë në gjeopolitike. Në një reagim zyrtar, Federata Ruse thotë se për të ulur tensionet, duhen hapa vendimtare. Rusia i bën thirrje Perëndimit të mos fajësojë serbët të cilët sipas tyre janë paqësore.

 “Ne i bëjmë thirrje Perëndimit që përfundimisht ta ndalë propagandën e tij të rreme dhe, për incidentet në Kosovë, të ndalojë së fajësuari serbët, të cilët janë paqësorë, të paarmatosur dhe bëjnë përpjekje t’i mbrojnë të drejtat dhe liritë e tyre legjitime”, tha Ministria e Jashtme e Rusisë, transmeton Reuters.

Pothuajse reagim identik pati edhe Kina zyrtare ka shprehur mbështetjen për përpjekjet e Serbisë “për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial”, pas përleshjeve mes protestuesve serbë në Zveçan dhe trupave paqeruajtëse të NATO-s.

Partia në pushtet, Partia Komuniste për një kohë të gjatë është kritike e aleancës së NATO-s. Mospajtimet me KFOR-in pjesërisht burojnë nga bombardimi i Ambasadës kineze në Beograd, gjatë fushatës ajrore të aleancës më 1999, që i dha fund luftës në Kosovë.

Kina, së bashku me Rusinë dhe Serbinë, nuk e njohin pavarësinë e Kosovës të shpallur më 2008.

Kujtojmë se ditën e sotme, në një takim ne ambasadorët e QUNIT-it Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Kosova duhet të tërheqë kryetarët nga bashkitë që ai i cilëson false. Ndër të tjera, në axhendën e tij, Vuçiç pati edhe takime të njëpasnjëshme nga përfaqësues të Kinës dhe Rusisë. Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk ka sanksionuar Rusinë për agresionin e paprecedentë në Ukrainë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 31/05/2023 02:38

    Sigurisht qe gjithe bota e di sa paqesore jane serbet,mjafton te pyesni hijen e Franc Ferdinantit,mjafton te pyesni sllovenet e kroatet sa paqesore jane serbet,ishin kaq paqesore sa sllovenet e kroatet i detyroi bota me force qe te shkeputeshin prej tyre,mjafton te numeroni varret ne Bosnje,nuk po i numerojme te plagosurit,te gjymtuarit e te perdhunuarit,mjafton te numeroni viktimat ne Kosove,nuk po flasim per te zhdukurit qe nuk u dihet fati,dhe ne fund,nuk po llogarisim ata 25 ushtare te KFORIT qe dje u shtrine te pergjakur e te mavijosur ne rruge te plagosur nga lulet qe u hodhen serbet paqesore e te paarmatosur!

    Përgjigju
  • Keti: 30/05/2023 13:58

    Rusia eshte thjesht nje shtet kriminal, smundet te pranoj Europa dhe Amerika keshilla dhe opinione nga kto shtete komuniste!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Ndarja nga jeta e Giorgio Napolitanos, mesazh ngushëllimi nga Begaj: Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë për mbështetjen e tij në rrugën drejt BE

Ndarja nga jeta e Giorgio Napolitanos, mesazh ngushëllimi nga Begaj: Shqiptarët do ta kujtojnë gjithmonë për mbështetjen e tij në rrugën drejt BE