Rusia dislokon trupa dhe mjete të blinduara shtesë në në pjesën verilindore të Sirisë

Rusia dislokon trupa dhe mjete të blinduara shtesë në në pjesën verilindore të Sirisë

Rusia ka nisur dislokimin e trupa ushtarake shtesë në pjesën verilindore të Sirisë, në ish bazat amerikane të boshatisura apo shkatërruara pas tërheqjes nga rajoni të SHBA.

Sipas medias ruse, përforcimet shtesë kanë të bëjnë me dislokimin e 20 mjeteve të blinduara dhe trupave ushtarake, si pjesë e marrëveshjes që Moska negocioi me Ankaran për dhënien fund të luftimeve me forcat kurde, të cilat mbështeteshin nga Shtetet e Bashkuara.

“Shtetet e Bashkuara kanë qënë aleati më i ngushtë i kurdëve vitet e fundit. Por trupat kurde u braktisën, dhe në thelb u tradhëtuan”, citon media ruse të ketë thënë zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Në Bruksel, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Mark Esper u duk skeptik, ndërsa hodhi dyshime mbi lëvizjet e Moskës.

“Pas gjashtë muajsh do të shohim se si po vepron Rusia në kufirin mes Sirisë dhe Turqisë. Do të shohim çfarë ndikimesh ka mbi Rusinë, mbi interesat e saj”, tha zoti Eseper të enjten në Bruksel, para një takimi me homologët nga vendet e NATO-s.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë paralajmëroi se veprimet e Kremlinit nuk do të kalojnë pa u vënë re.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan