Rusia do të ndalojë importet
ushqimore nga Ukraina

Rusia do të ndalojë importet<br />ushqimore nga Ukraina
Rusia ka njoftuar se do të ndalojë të gjitha importet e ushqimit nga Ukraina, nisur nga data 1 janar. 

Ministri i Ekonomisë i Rusisë, Alexei Ulyukayev, i ka thënë televizionit Rossiya-24 se Rusia do të ndërmarrë këtë aksion sepse “Ukraina u është bashkuar sanksioneve kundër Federatës Ruse – ekonomike dhe financiare”.

Rusia është goditur nga sanksionet e Perëndimit për shkak të aneksimit të Krimesë nga Ukraina dhe mbështetjes së rebelëve pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Sipas Kombeve të Bashkuara, rreth 8,000 njerëz kanë vdekur në konfliktin midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në lindje të Ukrainës. Moska, e cila mohon rolin e saj në konflikt,

ka vendosur tashmë ndalesa të ushqimit nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende perëndimore.



Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës