Rusia do të ndalojë postimet në rrjetet sociale për ushtarakët

Rusia do të ndalojë postimet në rrjetet sociale për ushtarakët

Foto ilustruese

Ministria ruse e Mbrojtjes ka hartuar një projektligj për ndalimin e publikimeve në rrjetet sociale nga ana e ushtarëve profesionistë apo personeli tjetër ushtarak, për shkaqe sigurie.

Projektligji thotë se fotot, videot dhe materiale të tjera të ngarkuara në internet mund të zbulojnë detaje ushtarake të dobishme për armiqtë. Për më tepër identifikimi automatik përmes “GPS”-it mund të zbulojë vendndodhjet e një njësie ushtarake.

Drafti i hartuar prek ushtarët e kontraktuar, të cilët mund të dërgohen me misione jashtë vendit, e jo edhe rekrutët. Në të kaluarën ushtarët rus kanë zbuluar lokacionin përmes postimeve, të trupave ushtarake të zhvendosur në Ukrainë dhe Siri.

Kohët e fundit, publikimet e ushtarëve rusë kanë zbuluar forcat e dërguara në Ukrainë apo Siri. Për shembull, në korrik të vitit 2014 një korrespondente e BBC-së ripublikoi në “Twitter” një foto të publikuar nga një ushtar rus, i cili me krenari raportonte dërgimin e raketave “Grad” drejt rebelëve prorusë në Ukrainë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë