Rusia e kërcënon sepse "BonBon"
është shqip, Era anulon udhëtimin

Rusia e kërcënon sepse "BonBon"<br />është shqip, Era anulon udhëtimin
Në Moskë nga sot fillon festivali Evropa Plus me performanca “live” ku është pritur të performojnë katër këngëtare shqiptare.

Megjithatë, në mesin e këngëtareve performuese ishte edhe Era Istrefi, por në momentin e fundit ajo e ka anuluar këtë performancë.

Performanca e këngëve të Erës në gjuhën shqipe dhe udhëtimi e prezantimi si shtetase e Kosovës ka nxitur kërcënime ndaj këngëtares, e cila, sipas “Telegraf” nuk ka udhëtuar fare për shkaqe sigurie pas rekomandimeve të institucioneve të sigurisë.

Tashmë në Moskë gjenden Bebe Rexha dhe Dua Lipa, teksa pritet që të performojë edhe Arilena Ara, gjithnjë nëse ajo ia del që pa problem të arrijë në shtetin Rus.

Era Istrefi është duke punuar në projektin e ri të saj i cili lançohet më 25 gusht në bashkëpunim me super yllin e hip hopit, French Montana. / Telegrafi

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!

Antikorrupsioni/ Gjykata Kushtetuese refuzon Komisionin ‘Xhafaj’, kryetarja Zaçaj: S'mund të marrim pjesë në aktivitete ligjbërjeje!