Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Bitcoin

Kompanitë ruse kanë filluar të përdorin bitcoin dhe kriptomonedha të tjera për pagesat ndërkombëtare, një lëvizje që ka ardhur pas ndryshimeve legjislative që e mundësojnë këtë praktikë, me qëllim për të anashkaluar sanksionet perëndimore. Lajmin e  bëri me dije një ditë më parë, Ministri i Financave, Anton Siluanov.

Pas sanksioneve, tregtia me partnerët kryesorë të Rusisë si Kina dhe Turqia është bërë më e ndërlikuar, për shkak të kujdesit të bankave lokale ndaj transaksioneve që lidhen me Rusinë, për të shmangur hetime nga autoritetet perëndimore.

Këtë vit, Rusia lejoi përdorimin e kriptomonedhave në tregtinë e jashtme dhe ka ndërmarrë hapa për ta bërë të ligjshme minimin e kriptomonedhave, përfshirë bitcoin. Rusia është një nga liderët globalë në minierat e bitcoin, citon Reuters.

“Si pjesë e regjimit eksperimental, është e mundur të përdoren bitcoin, të cilat ne i kishim minuar këtu në Rusi (në transaksionet e tregtisë së jashtme),” tha Siluanov për kanalin televiziv Rusia 24.

"Të tilla transaksione po ndodhin tashmë. Ne besojmë se ato duhet të zgjerohen dhe zhvillohen më tej. Kam besim se kjo do të ndodhë vitin e ardhshëm," tha ai, duke shtuar se pagesat ndërkombëtare në monedhat dixhitale përfaqësojnë të ardhmen.

Në fillim të këtij muaji, presidenti Vladimir Putin tha se administrata aktuale e SHBA-së po minonte rolin e dollarit amerikan si monedhë rezervë duke e përdorur atë për qëllime politike, duke detyruar shumë vende të kthehen në asete alternative.

Ai veçoi bitcoin si një shembull të aseteve të tilla, duke thënë se askush në botë nuk mund ta rregullojë bitcoin. Vërejtjet e Putinit treguan se lideri rus mbështet përdorimin e gjerë të kriptomonedhave.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen