KRIME - Trupat ruse kanë sulmuar një bazë ajrore të ukrainase në Belbek, afër Sevastopolit, duke hedhur granata tymuese dhe duke qëlluar me armë në ajër.  Siç njofton BBC të paktën një person u plagos gjatë sulmit ndërsa baza tashmë është nën kontrollin e Rusisë.
 
Edhe komandanti i bazës në Belbek, Kolonel Yuliy Mamchur, konfirmoi për ‘Reuters’, se një ushtarak ukrainas ishte plagosur dhe se ai vetë ishte duke u marrë nga rusët për bisedime në një vend të papërcaktuar. Komandanti pranoi se kishte udhëzuar trupat e tij të qëllonin në ajër në qoftë se do të sulmoheshin. Këtë ai e sqaroi me faktin se ka ditë që po pret për udhëzime nga Kievi, por që akoma nuk kanë ardhur.

Ushtarët ukrainas më vonë u mblodhën në sheshin kryesor të bazës të detyruar nga trupat e armatosur ruse duke u dhënë ultimatum që të dorëzohen dhe të largohen nga baza.

ushtare ukrainas
 (Në foto ushtarë ukrainas të bazës Belbek, të detyruar të dorëzohen)

Ndërkaq më herët, disa qindra protestues të paarmatosur pro-rusë morën nën konktroll një bazë detare ukrainase në Novofedorivka, në Krimenë perëndimore.
 
Bazat ushtarake në Belbek dhe Novofedorovka ishin ndër të fundit ende nën kontrollin e Ukrainës, pas aneksimit të Krimesë. Sulmet në bazat ushtarake vijnë një ditë pasi Presidenti Vladimir Putin nënshkroi ligjin për aneksimin e Krimesë nga Rusisa.

lufte krimea
(Në foto aktivistë trupat ruse duke sulmuar bazën në Belbek)


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)