MOSKË - Rusia nënshkroi sot një marrëveshje për një kredi prej 500 milionë dollarësh për Serbinë, destinuar për të ndihmuar Beogradin t'i bëjë ballë deficitit të rëndë buxhetor, njoftuan sot agjencitë ruse të lajmeve.
Dokumenti u nënshkrua nga ministrat e Financave të këtyre dy vendeve, që kanë lidhje të ngushta, rusit Anton Siluanov dhe serbit, Mlagjan Dinkiç.
''Kësti i parë prej 300 milionë dollarë i kësaj kredie, që për 10 vjet iu dha me një normë interesi prej 3,5 pesë për qind, do t'i jepet menjëherë'', - theksoi Anton Silouanov, cituar nga agjencitë e lajmeve.
''Pjesa e mbetur prej 200 milionë mbetet për t'u parë pasi Serbia duhet të bjerë dakord me Fondin Monetar Ndërkombëtar për një plan ndihme'', - shtoi ai.
Në muajin janar, Moska dhe Beogradi nënshkruan një marrëveshje për një kredi tjetër prej 800 milionë dollarësh. Kjo kredi për pesë vjet, me një normë interesi prej 4,1 për qind, është destinuar specifikisht për realizimin e punimeve infrastrukturore./atsh
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com