Rusia i mbyll gazin Moldavisë, ‘sherri’ për borxhin 709 milionë dollarë, BE: Shantazh i Moskës

Rusia i mbyll gazin Moldavisë, ‘sherri’ për borxhin 709 milionë dollarë, BE: Shantazh i Moskës

Punonjës në impiantin e shpërndarjes së gazit Chisinau-1, Moldavi

Gazprom do të ndërpresë furnizimin me gaz në Moldavi nga 1 janari 2025 për shkak të refuzimit të saj për të paguar borxhin ndaj kompanisë. Këtë e bëri të ditur kompania ruse në një deklaratë zyrtare.

Gazprom i dërgoi një njoftim “Moldovagaz”, një filial i qeverisë moldave, duke thënë se “bazuar në dispozitat e kontratës dhe normat e zbatueshme të legjislacionit rus, Gazprom do të ndërpresë furnizimet me gaz natyror në Republikën e Moldavisë në orën 8 të mëngjesit me kohën e Moskës më 1 janar 2025”.

Kufizimi, shtoi kompania ruse, “do të mbetet në fuqi derisa Gazprom të njoftojë me shkrim Moldovagaz për një vendim të dytë”.

Kryeministri moldav Dorin Recean dënoi vendimin e Gazprom, duke deklaruar se qeveria e tij nuk e njeh borxhin që pretendojnë rusët prej 709 milionë dollarësh, i cili sipas tij nuk është “certifikuar nga një vlerësim i pavarur ndërkombëtar”.

Duke cituar konkluzionet e firmave audituese britanike dhe norvegjeze, ai pretendon se borxhi i Moldavisë është rreth 8.6 milionë dollarë, shumë më i ulët se ai i deklaruar nga Gazprom.

Recean shtoi se vendi i tij po diversifikon furnizimet me gaz natyror për të reduktuar varësinë nga rusët, por pranoi se vendimi që hyn në fuqi më 1 janar do të sjellë probleme në vendin e tij me sistemin e ngrohjes.

Recean deklaroi se qeveria do të “analizojë me kujdes opsionet ligjore, duke përfshirë rekursin ndaj arbitrazhit ndërkombëtar”, për të mbrojtur interesat kombëtare.

“Vendi ynë është i gatshëm të përballojë çdo situatë që lind pas vendimit të Kremlinit,” siguroi ai.

Rusia, e cila furnizon Moldavinë me rreth dy miliardë metra kub gaz në vit nëpërmjet Ukrainës, kërkon 709 milionë dollarë në emër të borxhit, por Bashkimi Europian akuzon Moskën se po e përdor gazin natyror për të shantazhuar Moldavinë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çfarë prisni në vitin 2025?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec, policia drejt vendngjarjes

Aksident në aksin nacional Korçë-Pogradec, policia drejt vendngjarjes