‘Rusia ka një listë me njerëzit që do të vrasë pasi të pushtojë Ukrainën’, reagon për herë të parë Moska

‘Rusia ka një listë me njerëzit që do të vrasë pasi të pushtojë Ukrainën’, reagon për herë të parë Moska

Rusia ka hedhur poshtë raportet e inteligjencës amerikane sipas të cilave rusët kanë një listë me emra konkretë që do të kapen ose ekzekutohen pas pushtimit të Kievit. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e quajti raportin e mediave të huaja si një “gënjeshtër absolute”.

Peskov e përshkroi paralajmërimin si "shumë të pazakontë". Ai u tha gazetarëve se situata në Ukrainën lindore mbetet "e tensionuar". Por ndërsa Kremlini ka mohuar të ketë plane konkrete për një samit midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, ai tha se mbetet i hapur për bisedime. “Ekziston mirëkuptimi se dialogu duhet të vazhdojë në nivelin e ministrave të jashtëm”, tha Peskov.

Në një letër drejtuar shefes së OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, ambasadori i Uashingtonit në OKB në Gjenevë shkroi se forcat ruse po krijojnë lista të ukrainasve "për t'i vrarë ose dërguar në kampe pas pushtimit ". Ambasada amerikane në Moskë gjithashtu ka paralajmëruar amerikanët për sulme të mundshme në vende publike në Rusi, duke thënë se ata duhet të kenë plane evakuimi.


Lajmi kryesor:

‘Lista e zezë’, SHBA: Rusia gati emrat që do të vrasin dhe dërgojnë në kampe! Në shënjestër disidentët rusë dhe bjellorusë, gazetarë dhe anëtarë të komunitetit LGBT


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan

Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e udhëtarëve para se të rrëzohej në Kazakistan