‘Lista e zezë’, SHBA: Rusia gati emrat që do të vrasin dhe dërgojnë në kampe! Në shënjestër disidentët rusë dhe bjellorusë, gazetarë dhe anëtarë të komunitetit LGBT

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë informuar kreun e OKB përmes një letre se kanë informacion të besueshme që tregon se Moska po përpilon një “listë të zezë” me ukrainas që duan të vrasin ose dërgojnë në kampe pas një okupimi ushtarak. Letra pretendon se planifikimi i Moskës pas pushtimit do të përfshinte tortura dhe vuajtje.

Paralajmërimi vjen pasi administrata Biden, mes javësh spekulimesh rreth synimeve të Presidentit Vladimir Putin në Ukrainë, tha në fund të javës së kaluar se lideri rus kishte vendosur të nisë një pushtim.

"Dëshiroj të sjell në vëmendje informacionin shqetësues të marrë së fundmi nga Shtetet e Bashkuara që tregojnë se po planifikohen shkelje dhe abuzime të të drejtave të njeriut si pasojë e një pushtimi të mëtejshëm," thuhej në letrën e shkruar nga Bathsheba Crocker, ambasadorja e SHBA-së në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare në Gjenevë.

Crocker thotë se në listën e zezë mendohet se janë të përfshirë disidentët rusë dhe bjellorusë në Ukrainë, gazetarë, aktivistët kundër korrupsionit, minoritetet fetare dhe komunitetin e LGBTQI.

Letra iu transmetua të dielën mbrëma zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, OHCHR, në Zvicër.

Kremlini ka mohuar se planifikon të pushtojë Ukrainën dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë perëndimore për përhapjen e dezinformatave për të destabilizuar rajonin.

Rusia ka grumbulluar rreth 150,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës, ndërsa kërkon që Shtetet e Bashkuara të japin garanci se Ukraina nuk do të bëhet kurrë një anëtare e NATO-s, një kërkesë që Uashingtoni e ka refuzuar.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:31
‘Rusia ka një listë me njerëzit që do të vrasë pasi të pushtojë Ukrainën’, reagon për herë të parë Moska

Rusia ka hedhur poshtë raportet e inteligjencës amerikane sipas të cilave rusët kanë një listë me emra konkretë që do të kapen ose ekzekutohen pas pushtimit të Kievit. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov e quajti raportin e mediave të huaja si një “gënjeshtër absolute”.

Peskov e përshkroi paralajmërimin si "shumë të pazakontë". Ai u tha gazetarëve se situata në Ukrainën lindore mbetet "e tensionuar". Por ndërsa Kremlini ka mohuar të ketë plane konkrete për një samit midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë, ai tha se mbetet i hapur për bisedime. “Ekziston mirëkuptimi se dialogu duhet të vazhdojë në nivelin e ministrave të jashtëm”, tha Peskov.

Në një letër drejtuar shefes së OKB-së për të drejtat e njeriut, Michelle Bachelet, ambasadori i Uashingtonit në OKB në Gjenevë shkroi se forcat ruse po krijojnë lista të ukrainasve "për t'i vrarë ose dërguar në kampe pas pushtimit ". Ambasada amerikane në Moskë gjithashtu ka paralajmëruar amerikanët për sulme të mundshme në vende publike në Rusi, duke thënë se ata duhet të kenë plane evakuimi.

J.GJ./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cudira USA: 21/02/2022 10:42

    ore,po keta te SHBA ne cfare planeti jetojne???A e dine nga bie RUSIA? kane qene ndonjehere ne Rusi keta mo apo kane lexuar vetem veprat e shquara te xhaxhi Dulles?Se nuk bene vaki te thone keto budallalleqe perralla femijesh qe ne Rusi ka akoma kampe perqendrimi!!!!!Mos i kene ngaterruar me kampin e CIA ne GUANTANAMO???(Flas se kame jetuar per pune ne Rusi edhe kam mardhenie familjare dhe e njohe shume mire sistemin RUS qe ka probleme por nuk eshte diktaur,perkunrazi ka shume debate per permiresim demokratik)Fakti qe RUSIA i kerkon AMERIKES qe te gjitha diskutimet qe po behen per Konfliktin ne UKRAIN te jene PUBLIKE dhe jo te SEKRETUARA flet hapur se kush eshte me TRASPARENT dhe te VERTETEN ta dine te gjithe!!!Informohuni se Amerika trgon shume brrockulla popujve ignoran sic e ka trguar historia;mos harroni luften IRAKUT sa prova fallco te turpshme....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen