Rusia: Kemi bashkëpunim gjithëpërfshirës me Korenë e Veriut

Rusia: Kemi bashkëpunim gjithëpërfshirës me Korenë e Veriut

Vladimir Putin

Rusia ka krijuar bashkëpunim “gjithëpërfshirës” në fushën e mbrojtjes me Korenë e Veriut dhe po vazhdon kursin e saj të “partneritetit strategjik” me Indinë dhe Kinën”.

Kështu u shpreh shefi i shtabit të përgjithshëm rus, Valery Gerasimov, në një konferencë të enjten, raporton The Guardian.

“Kursi drejt zhvillimit të një partneriteti strategjik gjithëpërfshirës me Kinën dhe Indinë vazhdon. Është krijuar bashkëpunim aktiv dhe gjithëpërfshirës me Korenë e Veriut”, tha Gerasimov.

Ai deklaroi se aktiviteti i NATO-s në Evropën Lindore dhe “integrimi i përshpejtuar” i Suedisë dhe Finlandës në aleancën e mbrojtjes së SHBA-së po ndikonin negativisht në situatën në Evropë, “me perspektiva për konfrontim të shtuar”.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

E vetmja dritë në fundin e tunelit të Metës janë prangat e Dumanit dhe Kllapit

E vetmja dritë në fundin e tunelit të Metës janë prangat e Dumanit dhe Kllapit