DURRËS- "Ju lutem mos më depërtoni se atje do të më vrasin", kështu është shprehur para trupës gjykuese, rusi Rasul Mislaev i cili u arrestua disa kohë më parë në vendin tonë dhe akuzohet si pjesë e ISIS që në vitin 2013. Ndaj tij Rusia ka lëshuar edhe një kërkesë për ekstardim, ndërsa sot ishte caktuar dita e gjykimit të kësaj kërkese në gjykatën e shkallës së parë Durrës. Gjyqtari Paulin Çera e njohu rusin me akuzën si dhe me kërkesën e shtetit rus për ekstradimin e tij.
Seanca e ditës së sotme për të nga Gjykata e Durrësit është shtyrë për shkak se nuk ishte paraqitur prokurori dhe nuk kishte avokat. Rasul Mislaev i ka kërkuar gjykatës që të mos e deportojnë për shkak se i rrezikohet jeta. Gazetari i Report Tv Artur Korriku ka bërë të ditur se rusi ka kërkuar edhe një avokat cilësor. Mësohet se ai ka shtuar disa herë pyetjen 'A di ta bëjë punën mirë avokati'. Ndërsa përkthyesit e kanë njohur me cilësinë dhe licensimin e dhomës së avokatisë në Durrës.
34-vjeçar ishte pjesë e ISIS që prej vitit 2013 dhe është arrestuar mbrëmjen e 12 korrikut. Rasul Mislaev lindur dhe banues në Norilsk, kishte rreth një vit më parë që kishte mbërritur në Shqipëri si emigrant i paligjshëm. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Mislaev ka hyrë ilegalisht nga Greqia ku është kapur në Kakavijë. Që nga ajo kohë, ai është mbajtur në Karre , qendrën e mbyllur të emigrantëve të paligjshëm dhe kanë nisur hetimet për të mësuar qëllimet e ardhjes së tij në Shqipëri, lidhjet që mund të ketë pasur me persona të caktuara dhe identifikimin e plotë të këtij grupi, pasi që në fillim ishte i dyshuar si terrorist. Ajo që ka ngjallur dyshime se 34-vjeçari kanë qenë shenjat e shumta të thikave dhe plumbave që kishte në trup, të cilat u vërtetuan më pas nga gjurmët e gishtit.
Ne Shqiperi e ke jeten te sigurt o trim
Përgjigju