MOSKË - Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, pas raportit të OKB-së në lidhje me armët kimike në Siri, u shpreh se Rusia nuk do t`i referohet kapitullit të shtatë të Kartës së OKB-së. Këtë deklaratë, ai e bëri gjatë një konference që zhvilloi në Moskë, me kolegun e tij francez Laurent Fabius.
Për çdo gjurmë të armëve kimike, të paraqitura në raportin e OKB-së, Lavrov i ka refuzuar të gjitha dyshimet e mundshme, sipas të cilave, supozohet se mund të ketë pasur një furnizim rus të këtyre armëve.
Lavrov jep 2 arsye të forta, ku thotë se armët e çdo lloj tipi, kanë qenë në qarkullim, që nga koha e sovietikëve edhe më herët, siç mund të jenë edhe armët e konfliktit në Libi. Dhe se shumë vende edhe Bashkimi Europian apo NATO, prodhojnë armë të modelit sovietik, pa liçencë
Ai shtoi gjithashtu: “Në këtë rajon, ekzistojnë armë të çdo tipi, që qarkullojnë që nga koha e sovietikëve deri në kohët e tanishme”. Lavrov kujtoi, se armët e dhëna Libisë, gjatë konfliktit edhe pas embargos së Këshillit të Sigurisë së OKB-së, janë në qarkullim në të gjithë Afrikën dhe më tej.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com