Rusia lëshon urdhërarrest për fituesen e Eurovizionit nga Ukraina: Ka përhapur informacion të rremë

Rusia lëshon urdhërarrest për fituesen e Eurovizionit nga Ukraina: Ka përhapur informacion të rremë

Zelensky dhe Jamala

Prokuroria e Moskës njoftoi të mërkurën se e ka lëshuar një urdhërarrest për fituesen e Festivalit Evropian të Këngës “Eurovision”, Jamala, e cila ka rrënjë tatare nga Krimea, nën akuzat se ka përhapur informata “të rrëme” për përfshirjen e Forcave të Armatosura të Rusisë në pushtimin e Ukrainës.

Në fillim të këtij muaji, Ministria e Brendshme e Rusisë e futi këngëtaren, emri i vërtetë i së cilës është Susana Dzhamaladinova, në listën e personave të kërkuar.

Më 2016, Jamala e fitoi Festivalin Evropian të Këngës “Eurovision” me një baladë e cila përshkroi dëbimin brutal të tatarëve të Krimeas nga Krimea për në Azinë Qendrore në vitin 1944 nga diktatori sovjetik Joseph Stalin.

Më 2023, Jamala e regjistroi një album me titullin “Krimea”, në të cilin mblodhi këngë të lashta për popullin e vet.

Ajo e ka ngritur zërin vazhdimisht kundër aneksimit të Krimesë nga Rusia më 2014 dhe kundër agresionit të armatosur rus në Ukrainë.

Në prill 2022, Ministria e Jashtme e Rusisë e futi atë në listën e artistëve ukrainas të cilëve u ndalohet hyrja në Rusi për 50 vjet. REL

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë