Rusia ka paralajmëruar qytetarët rusë për mundësinë e një lufte bërthamore me Perëndimin.

Zvezda, një televizion mbarëkombëtar rus që drejtohet nga Ministria e Mbrojtjes së vendit është shprehur javën e kaluar: “Skizofrenët nga Amerika kanë bërë gati armët bërthamore për Moskën”.
 
Presidenti rus Vladimir Putin, ditën e hënë ka propozuar pezullimin e marrëveshjes Moskë-Washington për riciklimin e plutoniumit.
 
Zyrtarët shprehet se strehimet nëntokësore të ndërtuara në Moskë mund të strehojnë deri në 12 milionë njerëz, pra janë të mjaftueshme për të gjithë popullsinë e kryeqytetit.
 
Rusia ka debatuar me Fuqitë e Mëdha mbi politikën e saj në Siri, ku është akuzuar se ka bombarduar civilë, kjo ka bërë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të pezullojnë negociatat me të.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com