Lufta/ Moska: Mund të ketë shkëmbim mes ushtarëve të Azov me oligarkun pro-rus Medvedchuk! U ndalon hyrjen e mbi 900 amerikanëve në Rusi, mes tyre Biden dhe Blinken

Në ditën e 87-të të luftës, rusët kanë nisur fazën më të përgjakshme të agresionit, siç tha edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rusët kanë përfunduar pastrimin e rrënojave të Teatrit të Dramës Mariupol, mbeturinat janë hequr, zona është pastruar dhe trupat e qindra civilëve të vdekur janë marrë.  Ky mendohet të jetë edhe krimi më i madh kundër njerëzimit në këto 3 muaj të luftës.

Rusia mëngjesin e sotëm deklaroi se do të ndërpresë furnizimin me gazi natyror në Finlandë. Ndërkohë Rusia ka njoftuar edhe kontrollin e plotë të fabrikës së çelikut ‘Azovstal’ në Mariupol.

Zelensky tha se lufta është e përgjakshme dhe se vetëm diplomacia do të mund t’i jepte fund. Ai i ka bërë thirrje vendeve aleate të konfiskojnë pasuritë e rusëve në botë dhe paratë t’i përdorin për të shpërblyer ukrainas e prekur nga lufta.

Zelensky tha se negociatat me Rusinë do të varen nga fakti nëse rusët do të shpëtojnë jetët e ushtarëve ukrainas në Mariupol. Nga ana tjetër Rusia u ka ndaluar hyrjen një mijë amerikanëve, duke përfshirë edhe presidentin Joe Biden.

Rusia do të shqyrtojë "mundësinë" e një shkëmbimi të të burgosurve me Ukrainën midis luftëtarëve të regjimentit Azov dhe oligarkut pro-rus Viktor Medvedchuk, i kapur muajin e kaluar gjatë një bastisje në Kiev. Kështu deklaroi në një konferencë për shtyp në Donetsk, negociatori rus dhe kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dumës, Leonid Slutsky.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:46
Zelensky: Fitoret ruse të përkohshme, çdo territor që ata kanë pretenduar përfundimisht do t'i kthehen Kievit

1653033440_f0697bc694670561671b2473f29651b01646822131extralarge.jpeg

Fitoret ushtarake ruse në pjesë të Ukrainës lindore janë "shumë të përkohshme" dhe çdo territor që ata kanë pretenduar përfundimisht do t'i kthehen Kievit, tha Presidenti Volodymyr Zelenskyy.

Udhëheqësi ukrainas i tha televizionit lokal se vendi i tij do të kishte më shumë luftime të përgjakshme, por theksoi se vetëm diplomacia mund t'i japë fund luftës.

"Për ta, të gjitha këto fitore, okupimi i Krimesë apo Donbasit është shumë i përkohshëm. Dhe e gjithë kjo do të kthehet pasi ky është territori ynë”, tha Zelensky.

Ora 21:59
Kryebashkiaku i Kharkiv: Mijëra ndërtesa janë të shkatërruara duke përfshirë spitalet, nënstacionet, transportin dhe rrugët

1652514735_Screenshot7.jpg

Gati 170 shkolla dhe kopshte, si dhe 30 % e ndërtesave të larta në Kharkiv, janë shkatërruar, shkroi Qendra e Ukrainës për Komunikime Strategjike dhe Siguri të Informacionit në një postim në Telegram. Sipas kryebashkiakut Ihor Terekhov, disa pika të infrastrukturës, duke përfshirë spitalet, nënstacionet, transportin dhe rrugët, ishin midis ndërtesave të tjera të shkatërruara.

"Ne kemi tetë mijë ndërtesa të larta banimi, 30% e tyre janë deri diku të shkatërruara,"  u shpreh  Terekhov.

Ai tha se ndërsa qyteti po planifikonte të rivendoste ndërtesat e dëmtuara duke përdorur teknologji të re, shumë prej tyre do të duhet të rindërtohen nga e para.

Ora 21:28
Kuleba: Formuloni qartë objektivin, Ukraina duhet të fitojë

1652611538_6272c865d6afbKulebathanksTurkeyforhostingthenegotiationsbetweenUkraineandRussia1.jpg

Ukraina duhet të fitojë, kështu është shprehur ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba në twiter teksa shkruan se ka ardhur koha ti formulojmë qartë idetë tona sepse kjo i bën më të lehta mënyrat për ti arritur ato.

“Disa thonë se Rusia nuk duhet të fitojë, të tjerë thonë se Ukraina nuk duhet të humbasë. Mendoj se ka ardhur koha për të braktisur dyshimet dhe ndërlikimet e panevojshme dhe për të formuluar qartë qëllimin: Ukraina duhet të fitojë. Pra, ne duhet të ndërtojmë politika që shkojnë në këtë drejtim. Vendosja e qëllimeve të qarta i bën më të lehta mënyrat për t'i arritur ato”, shkruan në twiter ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba.

Ora 20:41
Zyrtarët në Mariupol japin sërish alarmin: Ekziston rreziku i një katastrofe epidemiologjike

"Në Mariupol ekziston rreziku i një katastrofe epidemiologjike. Sistemi i kanalizimit nuk funksionon dhe të gjitha ujërat e zeza do të përfundojnë direkt në lumenj dhe det. Përveç katastrofës humanitare të krijuar nga pushtuesit, qyteti është në prag të shpërthimi i sëmundjeve infektive”. Kështu deklaroi në Telegram Petr Andriuschenko, këshilltari i kryetarit të bashkisë së Mariupolit.

Ora 19:40
Mbërrin në Lviv treni me të plagosurit nga rajonet Dnipropetrovk dhe Donetsk

Një tren me njerëz të evakuuar nga rajonet Dnipropetrovk dhe Donetsk mbërriti sot në Lviv, raporton Ukraine Now.

Në autokolonë udhëtonin 20 persona, pesë prej të cilëve ishin në gjendje kritike. Të plagosurit, raporton faqja, do të trajtohen në spitalet e qytetit.

Ora 19:31
Ministri rus i Transportit: Sanksionet kanë 'thyer' të gjitha korridoret logjistike për tregtinë

Ministri rus i Transportit Vitaly Savelyev tha të shtunën se sanksionet perëndimore kundër Rusisë kanë "shkelur praktikisht të gjitha" korridoret logjistike të përdorura nga vendi për tregti, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve TASS.

"Sanksionet që janë vendosur sot ndaj Federatës Ruse kanë thyer praktikisht të gjitha [korridoret] logjistike në vendin tonë. Dhe ne jemi të detyruar të kërkojmë korridoret e reja logjistike së bashku”, tha Savelyev duke folur gjatë një vizite në rajonin e Astrakanit të Rusisë.

Ai tha se Moska po kërkon të përfitojë nga rrugët tregtare alternative, siç është korridori Ndërkombëtar i Transportit Veri-Jug (INSTC) një rrugë transiti që lidh Indinë me vendet e Azisë Qendrore, Rusinë dhe Evropën përmes Iranit, sipas TASS.

Ora 19:14
Portugalia 250 milion € ndihmë për Ukrainën

Portugalia do të japë 250 milionë euro ndihmë financiare për Ukrainën. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri portugez Antonio Costa pas takimit të tij me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal. 

Costa, i cili udhëtoi për në Kiev, u takua gjithashtu me Presidentin Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij. 

"Me kryeministrin Shmyhal pata mundësinë të konfirmoj se Portugalia do të ofrojë mbështetje financiare prej 250 milionë eurosh për Ukrainën. Ne e kemi zyrtarizuar këtë angazhim të rëndësishëm duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi financiar", tha ai.

Ora 18:54
Biden nënshkruan ligjin, 40 miliardë dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën

Presidenti Biden nënshkroi të shtunën legjislacionin për ndihmën shtesë prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, ndërsa agresioni rus i afrohet muajit të katërt.

Legjislacioni, i cili u miratua nga Kongresi me mbështetjen dypartiake, thellon angazhimin e Shteteve të Bashkuara ndaj Ukrainës në një kohë pasigurie për të ardhmen e luftës. Ukraina e ka mbrojtur me sukses Kievin dhe Rusia e ka përqendruar ofensivën e saj në lindje të vendit, por zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për mundësinë e një konflikti të zgjatur.

Ndihma e re synon të mbështesë Ukrainën deri në shtator dhe pason një masë urgjente të mëparshme që kishte siguruar 13.6 miliardë dollarë.

Paketa e re përmban 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake, duke siguruar një rrjedhë të qëndrueshme armësh të avancuara për të frenuar përparimet e Rusisë. Ajo parashikon gjithashtu 8 miliardë dollarë në mbështetje të përgjithshme ekonomike, 5 miliardë dollarë për të trajtuar mungesat globale ushqimore që mund të rezultojnë nga rrënimi i bujqësisë ukrainase dhe më shumë se 1 miliard dollarë për të ndihmuar refugjatët.

Presidenti Biden e nënshkroi ligjin më rrethana të pazakonta. Duke qenë se ai po bën një udhëtim në Azi, një zyrtar amerikan e solli projekt-ligjin në Seul në mënyrë që presidenti ta nënshkruante, sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë.

Kjo pasqyron ndjesinë e urgjencës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, por edhe nxjerr në pah sfidat ndërkombëtare me të cilat përballet zoti Biden.

Ora 18:33
Jo vetëm Biden dhe zyrtarët e lartë amerikanë, Zuckerberg dhe Morgan Freeman gjithashtu në listën e zezë ruse

Përveç Joe Biden, mes 963 personaliteteve amerikane të cilëve u është ndaluar hyrja në Rusi janë edhe Mark Zuckerberg dhe Morgan Freeman. 

Ministria e Jashtme ruse ka bërë publik një dokument ku përfshihen kryesisht zyrtarë qeveritarë, deputetë, por edhe anëtarë të shoqërisë civile si CEO i Meta-s dhe aktori hollivudian Morgan Freeman, të akuzuar nga diplomacia ruse se kanë regjistruar një video në vitin 2017 ku pretendohej se Rusia po kryente një “komplot” kundër Shteteve të Bashkuara. 

Ministria e Jashtme ruse siguron se Moska mbetet e hapur për "dialog të ndershëm" dhe dallon popullin amerikan nga autoritetet "që nxisin rusofobinë".

Ora 18:24
Britania: Moldavia duhet të pajiset sipas standardeve të NATO-s

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka thënë se Moldavia duhet “të pajiset sipas standardeve të NATO-s”, për të mbrojtur veten kundër agresionit rus.

Në një intervistë për të përditshmen britanike, Telegraph, Truss ka thënë se janë duke u zhvilluar bisedime për ofrimin e ndihmës së shteteve të vogla, duke marrë parasysh ambiciet e presidentit rus, Vladimir Putin, “për të krijuar një Rusi më të madhe”.

Ajo ka thënë se synimi i negociatave është që Ukraina “të jetë e gatshme të mbrojë veten përgjithmonë” dhe kjo gjë vlen edhe për “shtetet më të cenueshme” sikurse Moldavia, e cila nuk është anëtare e NATO-s.

”Aktualisht jemi duke punuar në një komision të përbashkët me Ukrainën dhe Poloninë për avancim të mbrojtjes ukrainase me standarde të NATO-s”, ka thënë Truss për Telegraph.

E pyetur nëse dëshiron të shohë armë perëndimore në Moldavi, ajo ka thënë se dëshiron ta shohë Moldavinë të pajisur sipas standardeve të NATO-s.

“Ky është diskutimi që kemi me aleatët tanë”, tha ajo.

E pyetur nëse këto diskutime po bëhen pasi Rusia përbën kërcënim për Moldavinë, ajo ka thënë: Padyshim, Putin i ka bërë të qarta ambiciet për të krijuar Rusi më të madhe.

Moldavia dhe rajoni i shkëputur Transdniestër ndajnë një kufi prej 1,200 kilometrave me Ukrainën dhe së fundi janë rritur shqetësimet se Rusia mund të pushtojë këtë shtet.

Më herët gjatë këtij muaji, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, është zotuar se do të rrisë ndihmën ushtarake për Moldavinë.

Ora 18:17
Moska po vlerëson shkëmbimin e të burgosurve në Azov me aleatin kryesor të Putinit

Rusia do të shqyrtojë "mundësinë" e një shkëmbimi të të burgosurve me Ukrainën midis luftëtarëve të regjimentit Azov dhe oligarkut pro-rus Viktor Medvedchuk, i kapur muajin e kaluar gjatë një bastisje në Kiev. Kështu deklaroi në një konferencë për shtyp në Donetsk, negociatori rus dhe kreu i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dumës, Leonid Slutsky.

Ora 17:12
Tanket ruse të shkatërruara ekspozohen në Kiev

Tanket e shkatërruara ushtarake ruse po shfaqen në qendër të Kievit.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha këtë mëngjes se rreth 1200 tanke ruse janë shkatërruar në luftë deri më tani.

 

Ora 16:59
Anëtarësimi në NATO i Suedisë dhe Finlandës, Stoltenberg bisedon me Erdogan: Bisedimet duhet të vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje

"Unë fola me Presidentin Erdogan, aleatin tonë të çmuar Turqinë për rëndësinë e politikës së dyerve të hapura të NATO-s dhe për kërkesat për anëtarësim të Finlandës dhe Suedisë. Ne jemi dakord që shqetësimet për sigurinë e të gjithë aleatëve duhet të merren parasysh. Bisedimet duhet të vazhdojnë për të gjetur një zgjidhje”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Twitter.

Ora 16:51
Anëtarësimi në NATO, presidenti finlandez bisedë telefonike me Erdogan: Dialogu vazhdon

Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto thotë se ka pasur një telefonatë "të hapur dhe të drejtpërdrejtë" me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Në rend dite ishte aplikimi i Finlandës për anëtarësim në NATO.

Erdogan ka qenë kundër masës, duke thënë në fillim të këtij muaji se Finlanda dhe Suedia (e cila po aplikon gjithashtu) kanë mbështetur militantët kurdë dhe grupe të tjera që Turqia i konsideron si terroristë.

"Unë deklarova se si aleatë të NATO-s, Finlanda dhe Turqia do të angazhohen për sigurinë e njëri-tjetrit dhe marrëdhënia jonë do të bëhet më e fortë.Finlanda dënon terrorizmin në të gjitha format dhe manifestimet e tij”, shkruan në twiter presidenti finlandez.

“Dialogu i ngushtë vazhdon”, tha ai.

Ora 16:29
Kryeministri i Portugalisë viziton Kievin, takohet me Zelensky-n

Kryeministri i Portugalisë Antonio Costa vizitoi Kievin të shtunën, duke bërë një konferencë të përbashkët me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, njoftoi zyra e presidentit.

Costa është i fundit në një varg liderësh dhe zyrtarësh perëndimorë që viziton Kievin që kur forcat ukrainase e shtynë ushtrinë ruse nga periferia e qytetit.

Zelensky tha se shpresonte që Portugalia të mbështeste përpjekjet e Ukrainës për t'u bashkuar me Bashkimin Evropian.

“Shpresojmë që vota shtetërore e Portugalisë të jetë në mbështetje të vendit tonë për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje në Këshillin Evropian në qershor”, tha Zelensky.

Të dy udhëheqësit diskutuan gjithashtu ndihmën ushtarake për Ukrainën, sanksionet kundër Rusisë, krimet e luftës dhe se si Portugalia mund të ndihmojë në rindërtimin e Ukrainës, tha zyra e Zelensky.

Ora 16:19
Zelensky: 22 milionë ton ushqim i bllokuar nga rusët

1653139290_Capture.JPG

Rusia ka bllokuar më shumë se 20 milionë tonë të korra në portet e Ukrainës. Këtë e bëri të ditur presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky gjatë një konferencë të përbashkët me kryeministrin portugez Antonio Costa në Kiev. ‘Rusia ka bllokuar pothuajse të gjitha portet. Të gjitha, si të thuash, mundësitë detare për eksportimin e ushqimit - grurë, elb, vaj luledielli  dhe më shumë - 22 milionë ton janë bllokuar nga Federata Ruse,’ tha presidenti.

 

Ora 16:08
Putin paranojak si Hitleri në ditët e fundit! Si paranoja e mbylli liderin rus në shtëpi dhe arsyeja që nuk takohet me zyrtarët e shtetit

Disa vite më parë, unë jetoja në Kutuzovsky Prospekt, një nga rrugët e gjera radiale që të çon në qendër të Moskës dhe në rrugën e preferuar të autokolonës së Presidentit Vladimir Putin për në Kremlin.

Putinit nuk i pëlqente kurrë të udhëtonte me helikopterë, kështu që ekstravaganca me 18 automjete, duke përfshirë udhëtarët e jashtëm, një ambulancë dhe një varg limuzinash të zeza me xham të lyer, ishte një pamje e njohur.

Rreth 45 minuta para se të kalonte, rruga do të mbyllej - dhe dua të them e vulosur. Një person sigurie ishte vendosur në hyrje të ndërtesës sime të banesës duke penguar banorët të largoheshin.

Presidenti rus ka qenë gjithmonë i ndërgjegjshëm për sigurinë, por sot, në anën e humbur të 'operacionit të tij special ushtarak' në Ukrainë, për të cilin fajëson vetëm veten, Putini është më paranojak se kurrë.

Ai rrallë futet edhe në zyrën e tij në Kremlin tani, duke preferuar të bëjë biznes nga rezidenca e tij madhështore, e ngjyrosur me të verdhë, me shtylla në pronën e tij verore, Novo-Ogaryovo, në një periferi ekskluzive të popullarizuar me yjet e rock-ut dhe oligarkët në perëndim të Moskës.

Njerëzit vijnë tek ai nëse dhe kur dëshiron t'i shohë. Dhe gjithnjë e më shumë, ai nuk e bën.

Ai ka stafin e tij, truprojat e tij, ekipin e tij të shijuesve të ushqimit e kështu me radhë, por për muaj të tërë ministra, këshilltarë dhe ndihmës të lartë me të cilët dikur konsultohej shpesh, janë mbajtur në distancë. Pandemia e lehtësoi këtë  por ai nuk tregon asnjë shenjë se dëshiron të ndryshojë status quo-në.

Është e pamundur të mos kujtohen ditët e fundit të Adolf Hitlerit, kur një luftë që ai filloi po shkonte edhe kundër tij. Natyrisht, armiqtë e Putinit nuk janë në portat e Moskës siç ishin Hitleri në Berlin, megjithatë ka paralele në refuzimin e të dy liderëve për të dëgjuar këshillat dhe këmbënguljen e tyre për mikro-menaxhimin e manovrave ushtarake pavarësisht se nuk kanë përvojë për ta bërë këtë.

Dita për ditë, zakoni i Putinit është të zgjohet vonë, të notojë dhe më pas të fillojë punën. Ai nuk i beson internetit dhe insiston në informime në letër. Që nga pushtimi, prioritet kanë raportet ushtarake, pastaj dokumentet nga SFV, shërbimi inteligjent, që i tregojnë se çfarë po ndodh ndërkombëtarisht; pastaj raporti i FSB, shërbimi federal i sigurisë, për atë që po ndodh brenda Rusisë; dhe në fund një përmbledhje e veprimeve të elitës ruse miqve të tij oligarkë dhe armiq nga FSO, shërbimi federal i mbrojtjes.

Pastaj ai vendos se me kë dëshiron të flasë. Ai preferon videokonferencat sesa takimet ballë për ballë, pasi i jep atij kontroll mbi atë që dëgjon dhe çfarë jo.

Merrni, për shembull, një takim të fundit me kreun e Bankës Qendrore, Elvira Nabiullina. Ajo po shpjegonte ndikimin e pushtimit të Ukrainës në ekonominë e Rusisë dhe tha: “Kjo luftë po e derdh ekonominë në kanalizime.” Putin e ndërpreu bisedën.

Ne e dimë se Valery Gerasimov, shefi i shtabit të përgjithshëm, po punon ngushtë me Putinin, por në dukje më shumë si ndihmës sesa si këshilltar. Gerasimov është një veteran i ashpër i forcave të tankeve, ai ka qenë në vijën e parë - ukrainasit u përpoqën ta vrisnin me një sulm artilerie - dhe ai e di saktësisht se sa keq ka shkuar lufta për Rusinë. Por nuk ka asnjë shenjë se ai ka ndonjë ndikim te presidenti.

Në mënyrë intriguese, Pentagoni konfirmoi se Gerasimov foli me oficerin më të lartë ushtarak amerikan, gjeneralin Mark Milley, të enjten për herë të parë që nga fillimi i konfliktit. Përveç faktit se ata kishin rënë dakord të mbanin ‘linjat e komunikimit të hapura’, nuk janë zbuluar detaje të bisedës. Personalisht, jam i sigurt se kjo nuk është lufta që do të kishte bërë Gerasimov.

Ndërkohë, ministri i mbrojtjes i Putinit, Sergei Shoigu, 66 vjeç, i cili konsiderohet gjerësisht si i mbijetuari i madh politik i politikës ruse që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, po shihet më rrallë me presidentin, duke çuar në spekulime se ai është rreshtuar si bie djalë për dështimet ushtarake.

Vëzhguesit e përkushtuar të Kremlinit besojnë se Putini po kalon shumë nga koha e tij vetëm, duke menduar për luftën dhe duke menduar për strategjinë në terren – gjë që është alarmante për Rusinë, sepse historia na tregon se kjo është saktësisht e kundërta e asaj që ai duhet të bëjë.

Putini nuk ka absolutisht asnjë përvojë domethënëse ushtarake, pavarësisht se (si shumë politikanë) nuk është në gjendje të kalojë një tank ose një avion luftarak pa ndalur për një foto-op.

Si i ri, ai shmangu shërbimin kombëtar sepse shkoi në universitet (ai studioi drejtësi në Universitetin Shtetëror të Leningradit), ku studentët bënin trajnimin e oficerëve rezervë.

Ky ‘stërvitje’ përbëhej nga një marshim dhe disa ushtrime verore dhe Putini u diplomua si toger në artileri. Trajnimi rezervist pasuniversitar kërkonte një javë të çuditshme në shërbimin ushtarak çdo vit, por Putini u bashkua menjëherë me KGB-në e atëhershme dhe mund të kërkonte një përjashtim.

Ai ka këmbëngulur se ka ‘komanduar një bateri artilerie’ por e vërteta është se ai nuk ka urdhëruar asgjë. Ai është më shumë një fanboy ushtarak sesa një organizator ushtarak.

Kjo na sjell në zbulimin e sistemit të armëve lazer të Rusisë. Javën e kaluar, Kremlini pretendoi se gjenerata e tij e re e lazerëve do ta lejonte atë të shkatërronte satelitët që orbitonin 900 milje mbi Tokë në sekonda.

Në përgjigje tallëse, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se kjo i kujtoi atij kërkimin e nazistëve për një Ëunderëaffe - një armë e mrekullueshme - gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në të vërtetë, ekziston një fjalë e urtë e vjetër ushtarake: amatorët flasin për taktikat, profesionistët flasin për logjistikën. Amatorët mendojnë se luftërat fitohen me armë të zgjuara ose me marifete strategjike dinake. Për profesionistët, është marrja e duhur e gjërave të mërzitshme që bën diferencën – duke u siguruar që ka karburant dhe municione të mjaftueshme dhe që trupat të kenë pajisje të mira dhe ushqime të nxehta. Në këtë, Rusia ka dështuar veçmas.

Hitleri shërbeu në Luftën e Parë Botërore, por ai nuk ishte gjeni ushtarak. As Joseph Stalin nuk ishte. Të dy filluan pjesën e tyre në Luftën e Dytë Botërore duke ndërhyrë në vendosjen e forcave të tyre - në rastin e Stalinit me pasoja katastrofike.

Ai ishte i sigurt se Hitleri nuk do të tentonte një pushtim të Bashkimit Sovjetik pas paktit të mossulmimit midis dy vendeve. Pastaj, kur vala e luftës u kthye në vitin 1941, ai refuzoi t'u besonte gjeneralëve të tij që i thoshin se një sulm ishte i afërt. Ai mendoi se ishte një komplot britanik për të nxitur telashe dhe si rezultat forcat sovjetike u shkatërruan pak a shumë në terren.

Stalini e kuptoi gabimin e tij dhe që nga ai moment i la gjeneralët e tij të vazhdonin me të. Hitleri nuk e mësoi kurrë atë mësim. Deri në fund, në bunkerin e tij poshtë rrugëve të Berlinit, ai po mikromenaxhonte trupat e tij.

Në studimet e inteligjencës ka një debat të gjatë nëse britanikët duhet të kishin vrarë Hitlerin, duke u dhënë shansin. Përgjigja është, para luftës, po. Por pasi filloi lufta, jo - sepse dikush kompetent mund ta kishte zëvendësuar atë. Në këtë aspekt, për momentin, Putini është miku më i mirë i Ukrainës.

Arsyeja pse ofensiva ushtarake e Rusisë ka shkuar kaq keq nuk është se forcat e saj janë të padobishme, por se ato janë përdorur aq keq. Ata nuk kanë qenë në gjendje të luftojnë ashtu siç janë menduar.

Ky është faji i Putinit. Ai ishte i bindur se ukrainasit nuk do të rezistonin, se 'operacionet e tij speciale' do të përfundonin brenda disa ditësh. Ai u tha gjeneralëve të tij se ata nuk kishin nevojë për furnizime të mëdha municioni, për të përgatitur terrenin e tyre ose për të vendosur linja furnizimi. Si rezultat, rrethimi i planifikuar i kryeqytetit Kiev u braktis dhe rusët u dëbuan nga zonat që morën herët.

Bjellorusia tashmë është pothuajse një vartësi ruse, dhe bashkimi i tre kombeve të mëdha sllave – Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia – nën Moskën do të ishte arritje e madhe e Putinit. Tërheqja në lavdi do të nënkuptonte një arratisje nga lodhja e fushatës në zgjedhjet e vitit 2024, duke u pretenduar se kujdeset nëse pensionistët në Omsk po kujdesen siç duhet apo çfarëdo tjetër.

Tani ai ka ngecur. Ai nuk mund të tërhiqet, sepse oportunistët rreth tij do ta bënin atë si kokë turku për luftën në Ukrainë. Ai është mikromenaxhues i taktikave sepse po, është argëtuese dhe ai ndjen se po i jep formë botës, por ai e di që në fund të fundit qafa e tij është në linjë.

Sado keq të shkojnë gjërat, unë nuk mund ta shoh atë që i vjen fundi Hitlerit, në dorën e tij - ai është shumë pragmatist dhe ka ende njëfarë racionaliteti atje. Kur Putini e kuptoi se gjërat nuk po shkonin ashtu siç kishte forcat e tij në Kiev, ai shkurtoi humbjet e tij dhe mendoi, "OK, le të përqendrohemi diku tjetër".

A mund të përdorë ai një armë bërthamore taktike? Tre muaj më parë do të kisha thënë jo. Tani ai është shumë më pak në kontroll. Në një rast dështimi total, ai mund të përshkallëzonte konfliktin, por në atë rast do të shpresoja që forcat e tjera të mbizotëronin.

Me gjithë fuqinë e tij, nuk ka Putinizëm, asnjë ideologji. Është thelbësisht e ndryshme nga ajo që ndodhi gjatë Luftës së Dytë Botërore. Deri në fund, kishte njerëz që ishin nazistë fanatikë, që besonin jo vetëm te Hitleri, por edhe te idealet e tij.

Putini është i rrethuar nga pragmatistë të pamëshirshëm. Nëse ai do të donte të godiste NATO-n, do të kishte njerëz që do të mendonin, "Apo, shefi po bëhet shumë i rrezikshëm".

Ajo që është shumë e habitshme tani është se sa i izoluar duket të jetë Putini. Nuk ka shumë nga ata rreth tij që besoj se do të merrnin një plumb për presidentin. Sa herë, dhe sidoqoftë, Putini më në fund largohet, askush nuk do të qajë.

Rrëfimi i Mark Galeotti, profesor Nderi në Shkollën e Studimeve Sllave dhe të Evropës Lindore në Kolegjin Universitar të Londrës dhe autor i 24 librave mbi Rusinë, duke përfshirë një biografi të Vladimir Putin.

Ora 15:47
Erdogan i prerë: Suedia të ndalojë mbështetjen për terroristët

"Mbështetja politike, financiare dhe ushtarake e Suedisë për organizatat terroriste duhet të përfundojë", tha ai.

Kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një bisedë telefonike me kryeministren suedeze Magdalena Andersson. 

Kështu bëhet e ditur nga presidenca e Ankarasë, sipas së cilës të dy liderët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe kërkesën e Stokholmit për anëtarësim në NATO.

Ora 15:27
Zelensky zotohet: Lufta në Ukrainë do të përfundojë me diplomaci

Ukraina do të luftojë për një fitore të përgjakshme, por pushtimi rus do të përfundojë me diplomaci, tha ukrainas Volodymyr Zelensky në një intervistë televizive një orëshe për të shënuar përvjetorin e tij të tretë si President.

"Ne nuk e filluam këtë luftë. Por ne duhet ta përfundojmë atë," tha Zelensky në një intervistë që u regjistrua të premten dhe u transmetua të shtunën.

"Fitorja do të jetë e përgjakshme në betejë. Por fundi do të jetë në diplomaci. Ne duam gjithçka të kthehet. Rusia nuk dëshiron të japë asgjë," tha Zelensky.

Transmetimi përfshiu gjithashtu një intervistë me gruan e Zelensky, Olena Zelenska, e cila tha se lufta nuk e kishte ndryshuar burrin e saj.

"Nuk mund të them se ka ndryshuar. Siç ka qenë burrë dhe burrë i besueshëm, ashtu është", tha ajo.

Por ajo u ankua që nuk mund ta shihte për muaj të tërë.

"Familja jonë, si të gjitha familjet ukrainase, tani është ndarë. Ne nuk u pamë për dy muaj e gjysmë, folëm vetëm në telefon. Faleminderit për këtë intervistë, sepse po kalojmë kohë së bashku tani, takim në TV," tha ajo.

Ora 15:19
3 vite si President i Ukrainës, Zelensky: Ne do të fitojmë, populli ukrainas janë ‘njerëzit e vitit’ për këmbënguljen dhe forcën që treguan

Volodymyr Zelensky përshëndeti popullin e Ukrainës si "njerëzit e vitit" në një intervistë për përvjetorin që shënon tre vjetët e tij si President.

I pyetur për të qenë i pari në një sondazh të lexuesve të revistës Time të njerëzve më me ndikim të vitit 2022, Zelensky u përgjigj: "Unë ia referoj atë popullit ukrainas – ata janë njerëzit e vitit. Kjo është për shkak të qëndrimit tonë të bashkuar tani."

"Respekt i vazhdueshëm për njerëzit. Kjo luftë, bashkimi ynë, është një dëshmi se ne kemi njerëz të tillë. Unë jam krenar për këtë." tha ai.

Në intervistën e gjatë, ai foli edhe për mbrojtësit e fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, të cilët u dorëzuan këtë javë pasi qëndruan për muaj të tërë kundër pushtimit rus.

"Ne do t'i sjellim ata në shtëpi," tha ai për luftëtarët ukrainas që tani mbahen nga Rusia.

Ai e përshkroi fitoren si forcat ukrainase që arritën në linjat e kontrollit që përpara pushtimit pa humbje të panevojshme.

"Ne thyem shtyllën kurrizore të një prej ushtrive më të forta në botë. Ata nuk do të ngrihen në këmbët e tyre në vitet e ardhshme," tha Zelensky.

Ai këmbënguli se ishte i sigurt për fitoren, duke thënë se nuk kishte alternativa.

Dhe i pyetur nëse ndihej politikan, ish humoristi u përgjigj: "Ndihem si President. Kjo është e sigurt".

Ora 15:06
Avioni më i madh në botë u shkatërrua nga bombardimet ruse, Zelenskyy: Do ta rindërtojmë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, është zotuar të ndërtojë një avion të ri Mriya.

Siç raportohet nga Airlive, ai po fliste gjatë një takimi në internet me studentë ukrainas në fund të javës së kaluar.

“Kjo është një çështje e imazhit të vendit tonë dhe të gjithë pilotëve profesionistë të shkëlqyer që vdiqën në këtë luftë". tha Zelensky.

"Sa shumë kanë bërë, dhe sot mund të themi tashmë se sa jetë njerëzish që mbetën në Mariupol, veçanërisht në Azovstal shpëtuan... Sa pilotë dhanë jetën për të sjellë gjithçka atje, nga armët në ujë. Dhe sa të plagosur. mori prej andej. Një numër i madh i këtyre njerëzve vdiqën heroikisht. Të ndërtosh një Mriya për hir të kujtimit të heronjve është pozicioni i duhur shtetëror”, tha ai.

Mriya ishte avioni transportues më i madh në botë, duke mbajtur rekorde të shumta për shkak të madhësisë së tij dhe ngarkesës që mund të mbante.

Ai u shkatërrua në fund të shkurtit, si pjesë e pushtimit rus.

Ora 14:30
Rusia ndalon Biden, Blinken, shefin e CIA-s dhe 960 amerikanë të tjerë të hynë në territorin rus

Rusia ka ndaluar hyrjen e presidentit të SHBA Joe Biden, Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, shefit të CIA-s, William Burns dhe 960 amerikanëve të tjerë hyrjen në territorin rus.

Ndikimi është kryesisht simbolik, por ndalimet janë gjithashtu një shenjë tjetër e përkeqësimit të marrëdhënieve të Rusisë me SHBA-në që nga pushtimi i Ukrainës i 24 shkurtit.

Ora 14:10
Zelensky: Pa shkëmbimin e ushtarëve nga fabrika e çelikut në Mariupol, s’ka negociata

1653135060_62643e1515d9eukrainianpresidentvolodymyrzelensky.jpg

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, në një intervistë për mediat ukrainase, shpjegoi se rifillimi i negociatave me Rusinë do të varet shumë nga fakti nëse rusët do të shpëtojnë jetët e mbrojtësve të Mariupol.

Tani për tani, shpjegoi ai, shumë varet nga rezultatet e shkëmbimit të të burgosurve që duhet të përfshijnë luftëtarët që u larguan nga uzina e çelikut Azvostal.

Ora 10:59
Kiev: Do na duhen 5-7 vjet për të pastruar të gjithë territorin e Ukrainës

Sipas parashikimeve më optimiste, Ukrainës i duhen 5-7 vjet për të pastruar të gjithë territorin. Kjo është thënë nga Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme të Ukrainës Mary Hakobyan raportuar nga UNIAN.

“Aktualisht vlerësojmë se janë minuar rreth 300,000 kilometra katrorë. Kjo është dhjetë herë më shumë se përvoja ndërkombëtare. Sipas parashikimeve më optimiste duhen 5-7 vjet para çminimit të plotë”, tha Hakobyan.

 Zëvendësministrja tregoi se disa ekipe të huaja kanë mbërritur tashmë në Ukrainë dhe do të fillojnë punën javën e ardhshme.

Ora 10:54
Përfshihet nga flakët qendra kryesore ruse e hapësirës ajrore

Flakët kanë përfshirë një nënstacionnë ambientet e Institutit Qendror Aerohidrodinamik Zhukovsky (TsAGI) në rajonin e Moskës, qendra më e rëndësishme në sektorin e hapësirës ajrore ruse.

Zjarri ka mbuluar një sipërfaqe prej 30 kilometrash katrorë, siç është njoftuar.Më vonë i njëjti burim sqaroi se zjarri është shuar dhe nuk raportohet për viktima. Ndër zhvillimet e TsAGI janë pjesëmarrja në projektet e raketës Energy dhe të anijes hapësinore Buran.

Ora 10:47
Zelensky: Vetëm diplomacia do t'i japë fund luftës

1653122881_1651909179Zelensky.jpg

“Vetëm diplomacia mund t’i japë fund luftës”. Kështu deklaroi presidenti ukrainas në një intervistë televizive.

Në këtë fazë, negociatat mes Kievit dhe Moskës janë ndërprerë zyrtarisht.

"Fundi i konfliktit do të jetë diplomatik. Lufta do të jetë e përgjakshme dhe do përfundojë vetëm përmes rrugës diplomatike. “, tha ai.

Ora 08:58
Dronët në luftën Ukrainë-Rusi, inteligjenca britanike: Luajnë rol jetik për të dyja palët

Dronët kanë luajtur një rol jetik në luftën Ukrainë-Rusi për të dyja palët. Kështu ka deklaruar inteligjenca britanike. Megjithatë kanë theksuar se kanë patur një shkallë shkatërrimi të lartë.

“Dronët janë të prekshëm edhe nga sulet elektronike”, tha inteligjenca britanike.

Ora 08:32
Luftime në Lugansk, shkon në 6 numri i civilëve të vrarë

Numri i civilëve të vrarë nga luftimet e djeshme në Lugansk shkon në 6. Shefi i administratës ushtarake rajonale të Lugansk Sergiy Gaidai raporton në Telegram.

"Gjashtë persona kanë vdekur nga luftimet që u zhvilluan në periferi të Severodonetsk", tha Gaidai, duke deklaruar se në sulmin e djeshëm në mëngjes në një shkollë në Severodonetsk dy persona vdiqën menjëherë, ndërsa 3 të tjerë ndodhen në spital.

"Për më tepër, një burrë dhe një grua u vranë në mbrëmje pranë shtëpisë së tyre në Severodonetsk. Dy gra u vranë nga bombardimet ruse në Lysychansk dhe Privilege", u tha në njoftim.

Ora 08:10
Me ngjyrat e flamurit ukrainas, protestuesja del gjysmë e zhveshur në tapetin e kuq në Kanës: Mjaft përdhunimeve të grave dhe fëmijëve në Ukrainë

Një protestuese gjysmë e zhveshur e lyer me ngjyrat e flamurit të Ukrainës u shfaq në tapetin e kuq në festivalin e filmit në Kanës.

"Ndaloni përdhunimet”, kështu shkruhej mbi trupin e saj. Protestuesja u dëgjua duke bërtitur dhe zyrtarët e sigurisë e mbështollën me një xhaketë përpara se ta largonin nga tapeti i kuq.

Në Twitter, grupi aktivist francez "Scum" tha se gruaja po protestonte ndaj dhunës seksuale të kryer ndaj grave ukrainase në mes të luftës.

Ora 08:04
‘Krime të papërshkrueshme’, Borrell flet për situatën në Ukrainë: Dhuna seksuale arma e rusëve kundër fëmijëve dhe grave

"Krime të papërshkrueshme raportohen nga rajonet e çliruara në Ukrainë. Dhuna seksuale si një armë lufte kundër grave dhe fëmijëve midis mizorive të kryera nga ushtarët rusë. Autorët duhet të mbahen përgjegjës".  Kështu thuhet në një postim në Twitter nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, duke specifikuar se BE punon globalisht për të eliminuar dhunën seksuale të lidhur me konfliktin.

Ora 07:44
Zelensky-shteteve aleate: Konfiskoni pasuritë e rusëve kudo në botë për të ndihmuar popullin e Ukrainës

1653111933_1652375000ukrainepresidentzelenskyytoaddressitalyparliament.jpg

Presidenti ukrainas, Volodymr Zelensky, propozoi krijimin e një fondi të posaçëm për të kompensuar të gjithë ukrainasit që kanë vuajtur pasojat e luftës. Ai u sugjeroi vendeve aleate të nënshkruajnë një marrëveshje shumëpalëshe për transferimin e fondeve dhe aseteve ruse të sekuestruara në vende të ndryshme për rindërtimin e Ukrainës. Ai e tha këtë në fjalimin e tij të mbrëmjes, raporton agjencia UNIAN.

 "Ne u ofrojmë vendeve partnere të nënshkruajnë një marrëveshje shumëpalëshe dhe të krijojnë një mekanizëm përmes të cilit të gjithë ata që kanë vuajtur veprimet e Rusisë do të mund të marrin kompensim", tha ai.

Ora 07:37
Kërkoi të futej në NATO, Rusia ndalon furnizimin me gaz në Finlandë

Moska ka ndaluar furnizimin me gaz natyror për Finlandës pas kërkesës së saj për anëtarësim në NATO, thotë kompania finlandeze e gazit Gasum.

Në pikën e degës Imaltra, gazi në vendin e qeverisur nga Sanna Marin u mbyll, për të furnizuar plotësisht inputin e kërkuar.

J.GJ./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës

Sondazhi i Report Tv/ Nëse votohet sot, 52% e zgjedhësve të vendosur do të votonin për PS-në! 30% për PD-në e Berishës