Rusia vendosi sot të ndërmarrë sanksione kundër 12 ushtarëve amerikanë që, sipas saj, janë shpallur fajtorë për akte dhune në burgjet e Guantanamos dhe Abou Ghraib, në përgjigje të sanksioneve të marra kundër Rusisë nga Uashingtoni

Ministria ruse e Punëve të Jashtme publikoi në faqen e saj të internetit një listë me 12 emra të ushtarëve amerikanë, mes të cilëve dhe komandanti i forcave amerikane të vendosura në enklavën e Guantanamos.
Këta 12 persona do të jenë të ndaluar të hynë në territorin rus.

Burgu amerikan i Guantanamos, që ndodhet në një enklavë në ishullin e Kubës, është i njohur për të pritur, që prej 12 vjetëve, persona të dyshuar për terrorizëm.

Lista e ministrisë ruse përfshin gjithashtu edhe ushtarë që kanë shërbyer në burgun amerikan të Abou Ghraib në Irak, ku të ndaluarit ishin bërë objekt i torturave dhe keqtrajtimeve.

Uashingtoni vendosi dy ditë më parë të riforcojë sanksionet kundër Rusisë për rolin e saj në krizën ukrainase./ATSH/