Rusia ndërpret furnizimet me energji në Finlandë

Rusia ndërpret furnizimet me energji në Finlandë

1652340718_Capture.JPG

Dëshira e shprehur e Finlandës për antarësim në NATO po shoqërohet me pasoja. Impianti energjetik rus Inter RAO nuk do të furnizojë më me energji në vendin fqinj.

Furnizuesi rus i energjisë Inter RAO, sipas të dhënave të veta, duke nisur nga e shtuna nuk do të furnizojë më me energji elektrike rrjetin Fingrid në Finlandë. Arsyeja ka të bëjë me mos shlyerjen e pagesave përmes bursës së energjisë Nord Pol që nga 6 maji. Që nga kjo datë nuk kanë hyrë më pagesa në firmën ruse, njoftoi Fingrid duke iu referuar një deklarate të Inter RAO.

Fingrid ndërkaq u shpreh pa shqetësim duke theksuar, se nuk rrezikohet siguria e furnizimit. Energjia nga Rusia përbën vetëm rreth dhjetë përqind të konsumit të përgjithshëm dhe pjesërisht kjo mund të kompensohet përmes prodhimit vendas të energjisë.

Zëdhënësi i Kremlinit  Dmitri Peskov tha, se Rusia do ta konsiderojë një anëtarësim të Finlandës në aleancën ushtarake perëndimore "definitivisht" si kërcënim. Ministria e Jashtme në Moskë deklaroi, se e sheh veten të detyruar që të reagojë "ushtarakisht-teknikisht dhe në mënyra të tjera".


Lajmi kryesor:

Presidenti finlandez-Putinit: Duam të bëhemi pjesë e NATO-s! Kremlini: Fundi i neutralitetit është një gabim! Moska i ndërpret energjinë elektrike Helsinkit


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime

Zbulohet trajtimi i parë i astmës pas 50 vitesh kërkime