/ATSH-AFP/ - Rusia paralajmëroi SHBA-në kundër vendosjes së raketave amerikane me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi në Evropë duke i kërkuar Uashigtonit të mos vërë në rrezik regjimin e mospërhapjes.
"Është e qartë se të tilla akte di të nënkuptonin shkatërrimin e plotë nga pala amerikane të regjimit të vendosur nga Traktati për forcat bërthamore me rreze të ndërmjetme (FNI), me të gjitha pasojat", deklaroi ministria ruse e Punëve të Jashtme në një komunikatë.
"Ne i kërkojmë SHBA-së të garantojë respektimin absolut të traktatit FNI dhe të mos vërë në rrezik qendrueshmërinë e këtij dokumenti", nënvizoi ministria.
Zyrtarët e Pentagonit theksuan javën e kaluar se Uashingtoni po studionte mundësi të ndryshme, përballë shkeljes së dyshuar nga Rusia të këtij traktati duke përjashtuar raketat me rreze të ndërmjetme veprimi, vçanërisht nga vendosja e raketave të reja në Evropë.