KIEV- Ministria e Brendshme ruse ka përgënjeshtruar lajmin e bërë të ditur nga një agjenci lajmesh, “Interfax” se Rusia kishte dhënë ultimatum që forcat ushtarake të Ukrainës së largoheshin nga Krimea. Nërkohë, që Presidenti i rrëzuar i Ukrainës, Viktor Janukoviç i ka bërë thirrje Rusisë që të ndërhyjë ushtarakisht në vendin e tij.
Sot, në orët e pasdites “Interfax”, referuar burimeve të Ministrisë ukrainase të Mbrojtjes raportonte se Rusia kishte dhënë një ultimatum, që deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit, forcat ushtarake ukrainase të largoheshin nga zona e Krimes në të kundërt forcat ushtarake ruse do të fillonin sulmin.
Sot, kryeministri Arseni Iatseniuk ka paralajmëruar Rusinë se Ukraina nuk do të heqë dorë nga Krime. Ndërkohë ish kryeministrja e Ukrainës Julia Timoshenko deklaron se duke uzurpuar Krime-n, Rusia "i ka deklaruar luftë edhe atyre që kanë dalë garant për sigurinë tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe".
Deklarata e ish kryeministres ukrainase u bë në një video të postuar në internet. Ndërkohë rojet kufitare ukrainase, kanë denuncuar faktin se ushtarë ruse vazhdojnë të zbarkojnë në Krimea.
Gjatë 24 orëve të fundit, sipas tyre kanë zbarkuar 10 helikopterë luftarakë, 8 avionë transporti, pa informuar Kievin 72 orë përpara, siç parashikohet në marrëveshjen dypalëshe të Flotës ruse, në Detin e Zi.
Presidenti Putin ka pranuar propozimin e Angela Merkel për të ngritur një grup kontakti për Ukrainën. Presidenti rus ka pasur një bisedë me kancelaren gjermane gjatë ditës së djeshme.
Ndërkohë G7, Grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës ka thënë se do të pezullojë pjesëmarrjen në samitin ndërkombëtar G8 që do të organizojë Rusia në qershor.
Partnerët e Rusisë, dënojnë pushtimin ushtarak të Moskës në Ukrainë dhe janë në përpjekje diplomatike për të shmangur një përshkallëzim të krizës. Ndërkohë Ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të mblidhen sot në një sesion të jashtëzakonshmën në Bruksel.
Lëvizja vjen në një kohë kur ushtria ruse vazhdon të forcojë kontrollin e saj në gadishullim e Krimeas. Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës deklaroi dje se Rusia i ka shpallur luftë Ukrainës, dhe urdhëron mobilizimin e forcave ushtarake.
Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës deklaroi dje se Rusia i ka shpallur luftë Ukrainës, dhe urdhëron mobilizimin e forcave ushtarake. Deri tani Presidenti Putin ka sfiduar thirrjet e Perëndimit për të tërhequr trupat. Ai insiston se Rusia ka të drejtë të mbrojë interesat e saj dhe të shtetasve rusë që jetojnë në Krimea dhe kudo tjetër në Ukrainë.
Presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë zhvilluar një bisedë telefonike, ku mësohet se kjo e fundit ka deklaruar se ndërhyrja e Rusisë në Krimea është shkelje e papranueshme e ligjit ndërkombëtar.
ORA 22.30:JANUKOVIÇ THIRRJE PUTINIT TË NDËRHYJË USHTARAKISHT NË UKRAINË
Ndërsa situata shkon drejtë përkeqësimit, ku forcat ushtarake ruse po shtohen çdo ditë e më shumë në territorin ukrainas, Presidenti i rrëzuar, Viktor Janukoviç i bën thirrje homologut rus, Vladimir Putin të ndërhyrë ushtarakisht në vendin e tij.
Kështu ka bërë të ditur i dërguari i Rusisë në OKB, Vitaly Churkin. Ai ka treguar se Janukoviç i bërë thirrje Rusisë që të përdorë forcën ushtarake në Rusi dhe këtë ia ka kërkuar presidentit, Vladimir Putin.
Aktualisht, presidenti i rrëzuar nga qeveria e përkohshme ukrainase ndodhet në Rusi që kur opozita mori kontrollin e qeverisë dhe të Kievit, para gati dy javësh.
ORA 19.00: BRUKSEL, ASHTON: RUSIA TË TËRHEQË FORCAT, PALËT TË BISEDOJNË
Nga Brukseli, shefja për Politikën e Jashtme, Katherin Ashton ka bërë sërish thirrje që situata në Ukrainë të zgjidhet me dialogë dhe Rusia sa më shpejtë të tërheqë forcat e saj nga Krimea.
Ajo çfarë pret Brukseli, tha Ashton, është “kthimi i flotës së Rusisë. Ka shqetësime për raportime se forcat ushtarake janë lëvizur në drejtime të ndryshme. Ne duam të shohim një situatë të qetë. Ushtria të kthehet të bazat e tyre dhe presim që zyrtarë të Rusisë të zhvillojnë bisedime me zyrtarë të qeverisë së Kieveit ”, tha ajo, ndërsa theksoi se situata është ende konfuze dhe çdo vendim duhet të peshohet mirë.
Në një konferencë për mediat, pas takimit të jashtëzakonshmë të ministrave të Jashtëm në Bruksel, Ashton ka theksuar se bisedimet me krerët e dy qeverive, të Kievit dhe të Moskës do të vijojnë në përpjekje për të gjetur një zgjidhje paqësore. “Mendoj është e rëndësishme të kërkojmë dialog në çdo nivel që kjo situatë të zgjidhet paqësisht me çdo kusht”,- theksoi Ashton.
ORA 19.00: REAGON RUSIA:NUK KEMI DHËNË ASNJË ULTIMATUM
Lajmi i ultimatumit nga ana e Rusisë u përgënjeshtrua menjëherë nga Ministria e Brendshme ruse, e cila nëpërmjet zëdhënësit të saj tha se raportimet e mediave lidhur me ultimatumin e flotës ruse ishin të pakuptimta.
Reagim pati dhe nga Ministria e Jashtme ruse e cila tha se flota ruse në Detin e Zi, e cila momentalisht gjendet në Republikën Autonome të Krimesë, nuk po ndërhyn në ngjarjet e brendshme politike të Ukrainës.
Ajo gjithashtu kundërshtoi deklaratën e Këshillit të NATO-s e cila dënoi veprimin e Rusisë, për shkelje te principeve te ligjeve ndërkombëtare.
ORA 16:40 FLOTA RUSE ULTIMATUM FORCAVE TË UKRAINËS TË LARGOHEN NGA KRIMEA
Flota rusë në Detin e Zi i ka dhënë ultimatum forcave ushtarake të Ukrainës që të largohen nga Krimea. Afati kohor i dorëzimit të tyre është deri në orën 05:00 të mëngjesit të ditës së nesërme. Në të kundërt, flota ruse ka paralajmëruar se do të sulmojë forcat e Ukrainës. Lajmi është bërë i ditur nga agensia e lajmeve "Interfax" referuar burimeve nga Ministria ukrainase e Mbrojtjes.
ORA 13:13 PUTIN TELEFONATE ME MERKEL, PRANON PROPOZIMIN PER NGRITJEN E NJE GRUPI TE KONTAKTIT
Gjermania ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është pajtuar me propozimin që të ngrihet një grup i kontaktit për Ukrainën.Presidenti rus ka pasur një bisedë me kancelaren gjermane gjatë ditës së djeshme. Në deklaratën e Qeverisë gjermane thuhet se Putin ka pranuar propozimin e kancelares Angela Merkel që “menjëherë të themelohet një mision i hetimeve, si dhe një grup kontakti, për hapjen e një dialogu politik”.
ORA 08:00 G7 PEZULLON PJESEMARRJEN NE SAMITIN E G8
Në një deklaratë të dalë nga Shtëpia e Bardhë thuhet: “Ne liderët e Kanadasë, Francës Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Presidenti i Këshillit Europian, Presidenti i Komisionit Europian bashkohemi sot për të dënuar shkeljen qartë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës nga Federata Ruse. Ne kemi vendosur të pezullojmë pjesëmarrjen në samitin G8 që do të zhvillohet në Soçi në qershor”
Deklarata shton se ndërhyrja e Rusisë në Ukrainë shkel parimet dhe vlerat me të cilat operon G7-ta dhe G8-ta. Grupi i 7 vendeve më të industrializuara kërkojnë që të ketë bisedime mes Rusisë dhe Ukrainës në lidhje me të drejtat e njeriut dhe sigurinë.
Redaksia online
(sg/esh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Meta:Cenimi i sovranitetit i papranueshëm