Rusia pezullon traktatin e Forcave të Mesme Bërthamore

Në Rusi, Asambleja Legjislative Duma miratoi një ligj mbi Pezullimin e traktatit të Forcave të Mesme Bërthamore (INF), ligj i paraqitur nga Presidenti Vladimir Putin.

Gjithsej 417 ligjvënës votuan në favor të projektligjit të paraqitur kurse Duma do ta diskutojë dhe votojë ligjin më 26 qershor.

Që në muajin shkurt Presidenti Putin pati njoftuar synimin e Moskës për të pezulluar pajtueshmërinë me Traktatin e Forcave të Mesme Bërthamore (INF) si "një përgjigje simetrike" me Washingtonin.

Rusia doli nga traktati një ditë pas deklaratës së Sekretarit Amerikan të Shtetit Mike Pompeo se SHBA tërhiqen nga marrëveshja.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi gjithashtu se Moska do të fillojë zhvillimin e sistemeve të reja të armëve. Ai urdhëroi ministrat e tij që të mos fillonin bisedime të reja mbi çarmatimin me Washingtonin.

Traktati (INF), fillimisht u nënshkrua në vitin 1987 nga Presidenti i SHBA Ronald Reagan dhe udhëheqësi sovjetik Mikhail Gorbaçov për të eleminuar rezervat e raketave me rreze të shkurtër veprimi të SHBA dhe Bashkimit Sovjetik.

Analistët mendojnë se Rusia shpreson t'i detyrojë Shtetet e Bashkuara t'i japin fund sanksioneve ndaj tyre dhe ti bëjnë amerikanët të dorëzohen, duke i njohur Putinit Krimen dhe Evropën Lindore./Përgatiti Ilir Çuçi

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tralala zura nje gale: 20/06/2019 08:59

    Duket fare qarte se financuesja e protestave te opozites eshte Rusia qe kerkon te beje ate qe beri ne Ceki dhe Poloni ne vitin 1968 dhe qe e perseriti ne Ukraine ne vitin 2004 duke invaduar duke rrezuar qeverine e ligjshme te dale nga zgjedhjet lira dhe me ne fund duke i shkeputur gadishullin e Krimese. Prandaj urgjentisht NATO t dhe BE te mos mjaftohen me deklarata dhe te shtyjne antaresimin e Shqiperise ne BE por te zbarkojne me trupa sidomos ne Shqiperi si antare e NATOS qe eshte Shquperia se perndryshe zbarkoi Rusia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë