Rusia po e sulmon, Lvivi qytet i shquar për trashëgiminë kulturore

Rusia po e sulmon, Lvivi qytet i shquar për trashëgiminë kulturore

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se forcat ruse kanë sulmuar me raketa një qendër të stërvitjeve ushtarake jashtë qytetit të Lvivit. Është raportuar se nuk ka pasur shpërthime në qendër të Lvivit. Lvivi është vetëm 80 kilometra larg kufirit me Poloninë dhe qytet drejt të cilit janë nisur shumë ukrainas, të cilët i kanë ikur luftës nga rajone tjera.

Në ditët e para të pushtimit rus, forcat e Rusisë kanë shënjestruar rajonet në veri, lindje dhe jug, duke përfshirë kryeqytetin, Kievin. Mirëpo në ditët e fundit ka pasur raportime edhe për shpërthime në qendër të shtetit, sikurse në Dnjipro dhe perëndim në qytetin Ivano-Frankvisk.

Lvivi është qytet i njohur për trashëgiminë kulturore. Deri më tani nuk është prekur nga pushtimi rus.


Lajmi kryesor:

Rusia godet bazën ushtarake në kufirin polak, 35 të vdekur! Shpresë për progres në negociatat Moskë-Kiev më 14-15 mars! Burimet amerikane: Rusia i kërkon Kinës ndihmë ushtarake


K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë