Rusia pretendon se po merr në kontroll Bakhmut, Kievi: E pavërtetë, shmangëm sulmet ruse

Rusia pretendon se po merr në kontroll Bakhmut, Kievi: E pavërtetë, shmangëm sulmet ruse

Sulme të shumta ruse janë zmbrapsur në Donetskun lindor në 24 orët e fundit, tha ushtria ukrainase, sipas raporteve nga BBC. Forcat ruse thonë se janë afër kapjes së qytetit të Bakhmut , i cili ka qenë në qendër të luftimeve intensive prej muajsh. Komandanti i forcave tokësore të Ukrainës, gjeneral koloneli Oleksandr Syrskyi , vizitoi Bakhmut të premten. Sipas inteligjencës britanike, ukrainasit po përforcojnë zonën me njësi elitare.

Nënkryetari i bashkisë së Bakhmut, Oleksandr Marchenko , duke folur në programin Today të BBC Radio , tha se luftimet po vazhdonin në rrugët e qytetit. "Falë forcave të armatosura të Ukrainës", forcat ruse "nuk e kanë marrë ende kontrollin e qytetit", shtoi ai, duke nënvizuar se qëllimi i vetëm i Moskës "është të vrasë njerëz, gjenocidi i popullit ukrainas".

“Ata duan të shkatërrojnë Bakhmutin, duan të shkatërrojnë qytetin dhe sinqerisht nuk mund ta kuptoj pse po e bëjnë këtë”, tha ai. Numri i saktë i civilëve ukrainas që kanë mbetur në Bakhmut nuk dihet, vlerësohet në mes 4,000 dhe 4,500, tha nënkryetari i bashkisë. "Ata jetojnë në strehimore, pa ujë, gaz apo rrymë," tha ai, duke vënë në dukje se megjithatë ata morën ngrohje. "Qyteti është pothuajse i shkatërruar dhe nuk ka asnjë ndërtesë që ka mbetur e paprekur në këtë luftë. Ka lagje, ndërtesa dhe pallate të shkatërruara plotësisht," shtoi ai.


Lajmi kryesor:

Lufta/ NATO: Më shumë se 200,000 ushtarë rusë të vrarë! Rusët po i afrohen Bakhmutit, Kievi: Nuk ka rënë akoma, luftime në rrugë!


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online