Rusia raketa ndaj ISIS, vret
600 terroristë, SHBA reagon

Rusia raketa ndaj ISIS, vret<br />600 terroristë, SHBA reagon
Ushtria ruse ka vrarë 600 terroristë në zonën Deir EX-Zor. Ditën Dje ushtria ruse ka lëshuar raketa kundër pozicioneve të shtetit Islamik në Siri, duke u nisur nga deti Mesdhe e deti Kaspik. Në këto sulme janë vrarë 600 terroristë, konfirmon ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu. “Luftanije të flotës Kaspik kanë nisur 18 raketa në shtatë objektiva, në krahinat e Raqqa, Idlib dhe Alepo. Të gjitha objektivat u goditën me sukses. U vranë 600 militantë”, tha Shoigu. Të paktën 10 luftanije morën pjesë në operacion, 6 prej të cilave janë pozicionuar në Detin Mesdhe. Ministri shtoi se shteti islamik ka humbur shumë si rezultat i ofensivës ruse dhe se rrjedhja e terroristëve është duke rënë në Siri, ndërsa militantët po largohen.

Ai theksoi se Rusia është e fokusuar në shkatërrimin e bazës ekonomike të terroristëve, pasi në shënjestër janë 15 qendra të magazinimit të naftës, rafineri të objekteve, si dhe 525 kamionë të naftës. Rusia ka shkatërruar 23 kampet e trajnimit të xhihadistëve, 19 baza ku prodhoheshin eksplozivë, 47 depo të municioneve, si dhe shumë objektiva të tjera. Në ditët më parë Rusia ka kryer mbi 522 goditje duke hedhur mbi 1400 bomba. Përveç kësaj, fushata ajrore e Rusisë ka ofruar mbështetje të rëndësishme për trupat siriane qeveritare pranë Aleppo, Idlib, Latakia dhe Palmyra.

Ai shtoi se ushtria ruse ka filluar të bashkëpunojnë me homologët e tij francezë, siç urdhërohet nga presidenti Putin. Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një video ku tregon se ushtarakët rus kanë përgatitur raketa me shkrimin “Për njerëzit tanë”, për Parisin”, raketa që u përdorën kundra terroristëve. Sulmet ruse janë konfirmuar edhe prej Shteteve të Bashkuara. Koloneli Patrick Ryder tha se bombardimet e fundit kanë goditur mjaft baza të ISIS, përfshirë këtu dhe infrastrukturën e nxjerrjes dhe përpunimit të naftës për Shtetit Islamik. Megjithatë, Uashingtoni këmbëngul se pjesa më e madhe e sulmeve të Moskës adresohen ndaj opozitës së moderuar siriane, e cila mbështetet nga Perëndimi në betejën e saj kundër presidentit Basha al-Assad.

Kjo ëhstë kritika e përhershme e perëndimit për Rusinë, që e akuzon se po mbështet regjimin e Assad. Pjesë e bombardimeve ruse në Siri janë edhe disa fshatra të minoritetit turk në Siri. Kjo ka zemëruar Ankaranë. Ministria e Jashtme turke ka thërritur ambasadorin rus në kryeqytetin turk për t’i shprehur shqetësimin për bombardimet e Moskës në këtë zonë. Përmes një deklarate, Turqia paralajmëroi se bombardimi i fshatrave me popullsi turke në Siri, mund të ketë “pasoja serioze”.
 
 

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai

Refuzoi gjobën, i riu dhunon efektivin e policisë në Ksamil! Shpallet në kërkim, shoqërohet i vëllai