/ATSH-DPA/ - Rusia deklaroi se nuk do t'u kthehej bisedimeve me Japoninë rreth ishujve në konflikt, pasi kjo çështje ishte zgjidhur rreth 70 vite më parë, njoftoi sot media japoneze.
"Nuk ka asgjë për të shtuar", tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova në një konferencë shtypi, njoftoi televizioni japonez "Asahi".
"Refuzimi për fillimin e bisedimeve është kundër marrëveshjeve të fundit", citohet të ketë thënë dje sekretari i qeverisë japoneze, Yoshihide Suga për agjencinë japoneze të lajmeve, Jiji Press.
Zëvendësministri i Jashtëm rus, Igor Morgulov deklaroi të mërkurën se "nuk kemi çfarë të diskutojmë për ishujt nën administrimin e Moskës".
Kryeministri rus, Dmitri Medvedev dhe ministrant e tjerë vizituan së fundmi ishujt, çka shkaktoi notë proteste nga qeveria japoneze.
Kryeministri japonez, Shinzo Abe deklaroi se pavarësisht kësaj vizite, vendi i tij dëshironte të fillonte bisedimet me presidentin rus, Vladimir Putin.
Trupat sovjetike pushtuan ishullin më 1945 pasi Japonia pranoi kushtet e "Deklaratës së Potsdamit" për t'u dorëzuar.
Ky konflikt ka penguar dy vendet që të nënshkruajnë një traktat paqeje pas luftës.
Abe dhe Putin janë takuar së fundmi në nëntor, për të diskutuar rreth ishujve në konflikt dhe çështje të tjera.
/Shqiptarja.com