QIPRO - Ministri i Financave i Qipros, Michalis Sarris ka lënë sot Moskën pa arritur një marrëveshje. Sarris ndodhej në Rusi prej dy ditësh për t’i kërkuar ndihmë financiare për të shpëtuar Qipron nga kriza por dhe nga kushti i vënë nga BE dhe FMN për të marrë 10 miliardë euro.
Sarris ka kërkuar një zgjatje prej pesë vitesh të kredisë ruse prej 2,5 miliardë euro, me një ulje të taksës së interesit, dhe propozoi investimet në sektorin bankar dhe të energjisë në këmbim për mbështetje financiare për të zgjidhur krizën e ishullit mesdhetar.
“Nuk jemi të interesuar për propozimin e Qipros” ka thënë ministri rus i Financave Anton Siluanov duke deklaruar se negociatat janë mbyllur.
Teksa politikanët përpiqen të arrijnë një zgjidhje për krizën, punonjësit e bankës kanë protestuar para Parlamentit. Rreth 1000 punonjës të bankave protestuan pasi rrezikojnë të humbasin vendet e punës. Qipriotët fajësojnë Gjermaninë për krizën. Shumë njerëz besojnë se ishin zyrtarët gjermanë që propozuan taksimin e bankave në këmbim të dhënies së huasë.
"Kjo nuk është e drejtë, kjo situatë nuk është vetëm për arsye ekonomike, por evropianët duan që rusët të heqin depozitat nga bankat tona", -thonë protestuesit.
Qytetarët janë të shqetësuar pasi Banka Qendrore Evropiane nuk do të ofrojë huanë pasi BE-ja dhe FMN-ja nuk kanë rënë dakord.
Një tjetër efekt i drejtpërdrejtë i krizës është se pikat e rimbushjes nuk pranojnë kartat e kreditit. Njerëzit përpiqen të marrin sa më shumë para të jetë e mundur nga bankat. Shumë njerëz nuk janë të sigurt se bankat do të rihapen të hënën.
Përpjekjet qipriote për marrjen e një huaje nga Moska kanë dështuar. Kremlini është i interesuar, pasi biznesmenët rusë kanë rreth 17000000000 £ në bankat qipriote.
Sot pasdite Putin ka takuar kryeministrin britanik Cameron me shpresën se mund të gjendet një zgjidhje.
Banka Qendrore Evropiane paralajmëroi dje se do t'i ndërpresë Qipros financimet e emergjencës nëse deri të hënën nuk bihet dakord për një plan të ri. Bankat vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura këtë javë për të mos lejuar që klientët e përfshirë nga paniku të tërheqin paratë. Ndërkohë që deklarohet se bankat kanë para deri të hënën nëqoftëse nuk hartohet një plan për zgjidhjen e situatës.
Redaksia Online
(sg/r.d/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com